• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

by E S
04/03/2026 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka vendosur masa mbrojtëse për çmimet e derivateve të naftës, pas një rritjeje të menjëhershme të çmimeve si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, njoftoi në Facebook se ka nënshkruar vendimin që cakton fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë. Sipas tij:

Marzha maksimale për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër.
Marzha maksimale për shitje me pakicë do të jetë deri në 12 centë për litër.
Vetëm brenda 24 orësh, çmimet e derivateve në Kosovë janë rritur për të paktën 14 centë për litër.

Kusari tha se vendimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë dhe të ndershme në tregun vendor. Vendimi vjen pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut, analizave të Doganës së Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, të cilat kanë vërtetuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.

Qëllimi i masës është të ruhet stabiliteti i tregut, të parandalohet abuzimi me çmimet dhe të sigurohet mbrojtje efektive për konsumatorët.
Rritjet e çmimeve ndodhën pas operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, dhe pas sulmeve të Teheranit ndaj Izraelit dhe vendeve aleate të SHBA-së. Çmimi global i naftës Brent u rrit deri në 10% më 1 mars, dhe analistët presin rritje të mëtejshme.

Pasiguria për furnizim u rrit veçanërisht pas pezullimit të pjesës së dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit, që transporton mbi një të pestën e naftës globale ditore dhe shërben për eksportet e Iranit, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Irakut. Çdo kufizim në këtë arterie përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit, dhe për rrjedhojë në çmime më të larta botërore.

Kosova varet plotësisht nga importi i derivateve, pasi nuk ka rafineri vendore. Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë. Pas çdo krize globale, operatorët ekonomik zakonisht rrisin çmimet edhe për sasi të blera më herët me çmime më të ulëta.
Ish-drejtori i Doganës, Naim Huruglica, më 3 mars tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të shqyrtojnë vazhdimin e masave mbrojtëse për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit në kohë krize.

Një vendim i ngjashëm ishte marrë më 16 dhjetor 2025 nga ish-ministrja Rozeta Hajdari, por kishte qenë në fuqi vetëm 30 ditë.
Kusari tha se vendimi i 4 marsit hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, por nuk ka treguar ende sa do të zgjasë.

“Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi,” shtoi ajo.

Next Post
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In