• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi, miratohen datat e aplikimit për transferim studimesh

by Java News
18/08/2018 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019 do të kenë mundësinë të kryejnë aplikimet pranë IAL-ve përkatëse.

Shtesa pas kreut IV në udhëzimin NR. 18, ka hyrë në fuqi ditën e djeshme menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij vendimi në datat e sipërpërmendura mund të aplikojnë edhe të interesuarit që dëshirojnë të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Ndërkohë kandidatët që aplikojnë në IAL, për program të dytë studimi apo transferim studimesh kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.

“Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo për transferim studimesh të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin nr. 216, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për programet e studimit për të cilat aplikojnë”, theksohet në udhëzimin e miratuar e firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.Sakaq, në këtë të fundit bëhet me dije se ata që aplikojnë për t’u pranuar si program i dytë apo për transferim studimesh në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare.

APLIKIMI PËR TRANSFERIM

Të interesuarit që dëshirojnë të kryejnë transferime, duhet të bëjnë kujdes pasi nuk mund të pranohen aplikime për transferime gjatë vitit akademik. “Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike ose në IAL-të jopublike të licencuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit, vendëse apo të huaja”,- thuhet në udhëzim.
Ndërkohë nuk mund të kryhen transferime studimesh nga programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional në programe të ciklit të parë Bachelor dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “master i shkencave”.
Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve duhet të paraqesin, pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve dhe dokumentacionin përkatës. /ma.me

Next Post
Sa të sigurta janë ushqimet? Peleshi: Garantoj shqiptarët se janë brenda standardeve

Bllokimi i 27 ton mish, Peleshi: Ka gjyqtarë që tolerojnë shkelësit e ligjit me ushqimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In