• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i 27 ton mish, Peleshi: Ka gjyqtarë që tolerojnë shkelësit e ligjit me ushqimet

by Java News
18/08/2018 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi nisur nga aksionet AKU bën në të gjithë vendin ka siguruar qytetarët se për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%. Në një prononcim për gazetën TemA, pas bllokimit të 27 ton mish që vinte nga Brazili, Peleshi thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në këtë sezon turistik për të rritur sigurinë ushqimore.

“Në 2 muaj AKU sekuestroi dhe asgjësoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjësuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjësimin e mallit” bën me dije Peleshi.

Më tej ministri i Bujqësisë nuk lë pa përshëndetur punën e AKU këto muajt e fundit si dhe ka falënderuar policë dhe prokurorinë për bashkëpunimin.

“Jemi në një sezon turistik që ka patur shumë konsum për shkak të turistëve në gjithë vendin. Kjo e ka vënë AKU në një punë të shtuar për shkak se nevoja ka qenë e madhe për të kontrolluar operatorët ushqimore në të gjithë Shqipërinë për të garantuar sigurinë ushqimore.

Së pari larg modestisë dua ti jap të gjitha kreditet AKU së sotme pasi deri dje kjo agjenci ka qenë qokë politike në koalicionin e partive. Rezultatet nuk ia vlen të krahasohen me të kaluarën. Kjo tregon se kemi punë për të bërë që të flasim për siguri të standardeve europiane.

Në 2 muaj AKU sekuestroi dhe asgjësoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjësuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjësimin e mallit.

Përgjegjshmëria është rritur dhe kjo është një rrugë që do të risë sigurinë ushqimore. Ne po ecim me shpejtësi drejt garantimit të njësive tregtare për siguri ushqimore. Për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%.

Vetëm në dy muaj e gjysëm numri i gjobave ka shkuar mbi 1 mln dollarë dhe numri i inspektorëve, veterinerëve e të tjerë që janë çuar në prokurori në shkallë vendi ka shkuar në 60.

Për këtë falënderoj policinë së pari që ka qenë bashkëpunuese dhe krahu ynë i djathtë.

Është një kulturë e re që çdo shkeljeje ti bashkëngjitim shkelësin. Dua të falënderoj edhe prokurorinë për bashkëpunimin e ndjekjes penale të shkelësve pasi janë treguar seriozë po ashtu edhe vendimet e gjykatave, kryesisht kanë qenë të drejta”.

Por kemi raste gjyqtarësh që nuk janë trajtuar si duhet prandaj kemi bërë ankesë në organet e larta të drejtësisë për të marrë masa për këta gjyqtarë.

Besoj se nuk ka një rrugë tjetër se si duhet të funksionojë një institucion, ky është shteti ligjor që po flasim. Nuk themi se ja kemi dalë por jemi në rrugën e duhur për t’ia dalë.”- tha Peleshi.

Next Post
Radhë kilometrike në anën greke të Kakavijës, shkak një defekt kompjuterik

Radhë kilometrike në anën greke të Kakavijës, shkak një defekt kompjuterik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In