• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI/ Ministri Bushati për BBC: Kriza e emigrimit është një krizë evropiane!

by Java News
27/08/2018 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për BBC në emisionin Newshour flet për vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë emigrantët nga Eritrea të cilët ndodhen në brigjet italiane. Ministri Bushati sqaron se “Shqiperia për asnjë moment nuk e sheh krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë – vijon ai, bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Duke iu referuar rastit, Bushati sqaron se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, qofshin këto eritreas apo evropianë. Kjo është një krizë masive dhe asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm”.

Intervista e plotë e Ministrit Bushati:

BBC:  Pse pranoi Shqipëria të marrë disa nga emigrantët nga Eritrea?  Nuk është anëtare e BE-së, por aspiron të bëhet e tillë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Bushati: Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas diskutimeve të gjata me autoritetet italiane, të cilat na kërkuan mbështetje në këto përpjekje. Gjithashtu, përputhet me qëndrimin e Shqipërisë katër vite më parë, kur nisi kriza e refugjatëve, sipas të cilit të gjitha vendet e Europës, pavarësisht nëse janë pjesë e BE-së apo jo, duhet të kontribuojnë disi në tejkalimin e krizës, sepse kriza e emigrimit është një krizë evropiane, ndaj kërkon përgjigje evropiane.

BBC: Kuptova gjithashtu se kjo që po ndodh sot ju kujton atë që ka ndodhur me shqiptarët më shumë se 20 vite më parë.

Bushati: Është e vërtetë. Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2-3 dekadave më parë. Ky ishte një tjetër faktor motivues.

BBC: Dhe kjo histori përfshinte Italinë që pranoi shqiptarët që donin të largoheshin nga vendi.

Bushati: Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë që të kontribuojmë në këtë proces. E di shumë mirë, sepse ka pasur njerëz që na kanë kritikuar. Na kanë thënë që refugjatët që po ndihmojmë nuk janë nga Italia, por nga Eritrea. Por këtu po flasim për njerëz, në radhë të parë. Ndonjëherë harrojmë që janë qenie njerëzore, dhe së dyti, kjo është një krizë masive. Asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm.

BBC: A po i dërgoni kështu një mesazh edhe disa vendeve të Evropës së Veriut, të cilat kanë qenë më pak mikpritëse?

Bushati: Fatkeqësisht, e kemi parë Evropën të përçarë. Kemi parë vende jo vetëm në veri të Europës, por edhe në lindje, të cilat e kanë harruar historinë e tyre. Unë mund të kujtoj çastet e rënies së Murit të Berlinit, por edhe gjatë komunizmit ka pasur shumë njerëz nga ana lindore që i largoheshin komunizmit dhe shkonin në perëndim. Mendoj se është një mesazh edhe për BE-në, që na duhet një pikëpamje më koherente, një përgjigje më koherente për çështje kaq të rëndësishme. Edhe nga perspektiva e vendeve kandidate, siç është Shqipëria.

BBC: Shpresoni që kjo t’i bëjë vendet e BE-së ta shohin kandidaturën tuaj me sy më pozitiv?

Bushati: Nuk e shohim krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Sigurisht që do të donim ta shihnim BE-në më të angazhuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tim. Kemi dëgjuar në të shkuarën debate për ndërtimin e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së. Kjo do të ishte e papranueshme, sepse ne e shohim këtë si një përpjekje të përbashkët me vende të tjera të BE-së.

ma.me

Next Post
VIDEO/ “Dëgjuam një zhurmë dhe…” Flet i mbijetuari i aksidentit në Roskovec

VIDEO/ "Dëgjuam një zhurmë dhe..." Flet i mbijetuari i aksidentit në Roskovec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com