• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi/ Ja procedurat dhe kriteret për hipotekimin e pallateve dhe banesave të skualifikuara më herët

by A R
09/01/2017 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa vjen dhe tkurret rrethi i ndërtimeve pa leje që për një arsye apo për një tjetër nuk mund të legalizoheshin. Pas rishikimit dhe zbutjes së kritereve skualifikuese, është gati për miratim një vendim i ri që i hap dritën jeshile hipotekimit të pallateve, të cilat deri dje nuk mund të regjistroheshin për shkak të problematikave ligjore që mbartnin shkruan Panorama. Sinjalet e para për këtë nismë ka muaj që janë lëshuar, ndërkohë që deri në konkretizimin e saj duhet të kalojnë edhe disa javë, sepse projektvendimi është ende në fazë konsultimi.

NISMA

Është ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit, duke devijuar prej saj, firma e ndërtimit jo vetëm s’ka marrë përsipër përgjegjësitë, por më keq akoma nuk ekziston më, në objekt janë kryer shtesa nga banorët dhe deri në situatën ku për të njëjtin apartament ka pretendime pronësie nga më shumë se një familje. Janë këto disa nga tipologjitë e problematikave të pallateve të pahipotekuara.

Vendimi i ri “Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me shkelje të lejes së ndërtimit dhe të objekteve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e të drejtës së pronësisë apo qiradhënien” ka si risi faktin që u jep mundësi drejtpërsë- drejti qytetarëve që kanë blerë apartamente në këto pallate që t’u nënshtrohen procedurave të legalizimit.

Nga të dhënat që disponon ALUIZNI, mësohet se ka një numër mjaft të madh familjesh që gjenden në kushtet që nuk mund të jenë pronarë ligjorë të apartamentit të tyre, kjo për arsye të pengesave të hasura që lidhen kryesisht me mosinteresimin e investitorit, ose me faktin se kjo firmë nuk ekziston më. Projektvendimi i ri parashikon rregullat e reja për përfundimin e procesit të legalizimit në emër të këtyre familjeve, duke u dhënë zgjidhje pengesave ligjore, të cilat e kanë bërë gati të pamundur përmbylljen e legalizimit të tyre deri më sot.

KUSHTET

Për pallatet e paregjistruara, barra do t’u kalojë familjeve që kanë blerë apartamente aty. Sipas vendimit, procedurat e legalizimit të objektit me shkelje të lejes së ndërtimit kryhen në favor të poseduesve në rastet kur firma e ndërtimit nuk ekziston më, së dyti kur ndërtuesi apo investitori nuk dorëzon brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit dokumentacionin e kërkuar zyrtarisht nga ALUIZNI ose nuk shlyen detyrimet financiare që ka në ngarkim dhe së fundmi, kur prej tij nuk është paraqitur asnjë kërkesë për legalizimin deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Nëse njëra prej këtyre kushteve plotësohet, atëherë timoni kalon në duart e qytetarëve. Do të jenë këta të fundit që autorizohen për të ndjekur gjithë procesin deri në pajisjen me tapi për apartamentin që kanë në posedim. Për dorëzimin e dokumenteve këto familje do të kenë vetëm 30 ditë kohë në dispozicion. Një gjë e tillë parashikohet edhe në pikën 6 të vendimit. “Poseduesit e njësive individuale duhet të dorëzojnë brenda 30 ditëve nga data e afishimit publik sipas pikës 3 të këtij vendimi, dokumentacionin që provon marrëdhënien juridikocivile me subjektin ndërtues/ investitor”.

REGJISTRIMI

Vendimi përcakton që regjistrimi në Hipotekë të kryhet fillimisht për objektin që është lëshuar leja e ndërtimit, për të cilin kryhen paraprakisht procedurat e legalizimit. Në rastet kur firma e ndërtimit nuk ekziston më, ose është distancuar nga ndjekja e procesit, regjistrimi në Hipotekë i pallatit bëhet në emër të ALUIZNI-t. Ndërkohë, pasi të ketë përfunduar kjo fazë, do të vijohet me legalizimin e shtesave të deklaruara nga vetë familjarët.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për pallatet

Legalizimi dhe regjistrimi i pallateve të pahipotekuara pritet të sjellë edhe më shumë para në arkën e ALUIZNI-t dhe njësive të qeverisjes vendore nga mbledhja e taksës së shërbimit, taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe penaliteteve të tjera që rëndojnë mbi investitorët. Edhe në relacionin e qeverisë thuhet se në saje të këtij vendimi pritet të ketë rritje të të ardhurave, por nuk përcaktohet shifra, sepse nuk dihet ende se sa është numri i pallateve që gjenden në këto kushte.

Ajo që mund të thuhet është se për pallatet mbi 5 kate taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk do të llogaritet më mbi bazën e 0.5% të vlerës së investimit, por 4 deri në 8%. “Subjekti ndërtues/investitori, ose personi, që ka ngritur objektin shumëkatësh pa leje të organeve kompetente, me qëllim shitblerjen dhe/ ose qiradhënien, paguan pranë njësisë së qeverisjes vendore taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas pikës 2 të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar.

Konkretisht në pikën 2 të nenit 27 thuhet se taksa e ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 për qind deri në 8 për qind të çmimit të shitjes për metër katror. Ndërkohë në rastin kur taksa do të paguhet nga banorët, ajo do të jetë e pandryshuar, përkatësisht në masën 0.5 të vlerës së investimit. “Kur aplikues për legalizim janë banorët/poseduesit e njësive individuale të ndërtimit shumëkatësh, procedurat administrative ndiqen nga ALUIZNI në favor të tyre.

Në këtë rast, taksa e ndikimit në infrastrukturë paguhet sipas paragrafit të tretë, të pikës 3, të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’ i ndryshuar”, thuhet në vendim. Sakaq, ndonëse nuk e pengojnë procesin e legalizimit, penalitetet do të vazhdojnë të rëndojnë mbi investitorin.

“Penalitetet mbarten nga subjekti ndërtues/investitor dhe nuk pengojnë legalizimin në favor të poseduesve, sipas këtij kreu. Ato llogariten nga drejtoria e ALUIZNI-t dhe i njoftohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëse subjekti është duke iu nënshtruar procedurave të falimentit, ato i njoftohen edhe personit të ngarkuar me likuidimin e shoqërisë tregtare dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit”, saktësohet më tej në projektvendim./a.m.

Next Post
Acari pushton Evropën/ Në Rusi dimri më i ftohtë në 120 vite, 10 viktima në Poloni

Shkon në 38 numri i viktimave nga i ftohti në Evropë, Ballkani nën akull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In