• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Njihen vitet e punës para janarit të 1994

by Aalison Pearse Stevens
30/06/2016 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt. Klosi tha se kjo zgjidh problemin e qytetarëve që i drejtoheshin deri më sot Gjykatave pasi nuk i njiheshin.

“Ky ligj zgjidh problemin madhor të viteve pa kontribute, njohje të viteve të punës, të cilat nuk kanë qënë të rregullta dhe të detajuara apo aspak për faj të qytetarëve por për shkak të parregullsisë së administratës publike që nuk i kanë dokumentuar. Ka pasur mijëra ankesa që nuk kanë marrë pension në bazë të viteve të punës, për të marrë të drejtën e tyre qytetarët janë rropatur gjykatave, kanë humbur vite të tëra përfitimi dhe nuk e kanë marrë ende të drejtën. Vendimi i miratuar dje në zbatim të nenit 91 të ligjit për sigurimet shoqërore ka sjellë disa ndryshime se si do trajtohen këto kategori. Gjatë 2015 rreth 3500 pensione, janë caktuar jashtë afateve ligjore duke sjelle reagime të qytetarëve shqiptarë. Tashmë me këtë vendim, qytetarët nuk kanë pse të shkojmë më drejt Gjykatave, por do marrë shteti përgjegjësinë për njohjen e pensioneve”, tha Klosi.

Ministri Klosi u ndal tek një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionistët në disa zona rurale, të cilët do të përfshihen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh. Një tjetër vendim i rëndësishëm është miratuar dje në Këshillin e Ministrave, plani kombëtar i veprimit për personat me aftësi të kufizuar.

“Këta persona nëpërmjet trajtimeve do të mund të riintegrohen në shoqërinë shqiptare. Do tregohet më shumë përkujdesje për këtë kategori. Qëllimi i këtij plani synon të bëjë integrimin e këtyre personave, të shmangë diskrimimin, dhe të mundësojë më shumë trajtim e përkujdesje për ta”, tha ministri Klosi.

ma.me

Next Post

Shefi i CIA-a paralajmëron amerikanët për një sulm të ngjashëm si në Stamboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In