• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i qeverisë/ Garda e Republikës, rritet trajtimi financiar dhe shtesa mbi pagë. Kategoritë përfituese dhe afati

by Java News
18/11/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keshilli i Ministrave ka marre vendim sot per rritjen e trajtimit financiar dhe shtesen mbi page per punonjesit e Gardes se Republikes.

jane percaktuar dhe kategorite perfituese, oratet mbi ate zyrtar dhe menyra si do te behet perllogaritja e tyre.

Vendimi:

TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, dhe 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Struktura e pagës mujore dhe vlerat e pagave e të shtesave mbi pagë për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë janë, si më poshtë vijon:

a) Paga mujore për gradë është sipas kolonës 3, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi e është pjesë përbërëse e tij, dhe përfaqëson nivelin e pagës së punonjësit, në përputhje me gradën që ka fituar brenda rolit përkatës.
b) Shtesa mujore për natyrë të veçantë pune për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë është sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Shtesa mujore mbi pagë për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ç) Shtesa mujore mbi pagë për vjetërsi shërbimi është shtesa që përfiton
punonjësi i Gardës së Republikës së Shqipërisë për çdo vit shërbimi. Kjo shtesë aplikohet në përqindje mbi pagën për gradë të gradës “Inspektor” dhe jepet në masën 1% për çdo vit, por jo më shumë se 25 vjet.

2. Për efekt të llogaritjes së shtesës mujore mbi pagë për vjetërsi shërbimi, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, vite shërbimi do të konsiderohen vitet e qëndrimit në gradë, të dokumentuara në librezën e punës së çdo punonjësi në strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Policisë së Shtetit, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Forcave të Armatosura, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policisë së Burgjeve, si dhe në strukturat e Shërbimit Informativ të Shtetit.

3. Vitet që përjashtohen nga llogaritja e vjetërsisë në shërbim për efekt pagese janë vitet e sigurimit vullnetar, të vetëpunësimit, vitet e punës si punonjës pa grada, vitet e shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit ushtarak të Ministrisë së Brendshme e të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe periudhat e trajtimit me pagesë papunësie apo pagesë kalimtare.

4. Punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë, të cilët deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi përfitonin pagë mujore më të lartë se ajo e përcaktuar në këtë vendim, do të përfitojnë “ruajtje page”, por jo më shumë se dy vjet nga data e fillimit të zbatimit të këtij vendimi.

5. Masa e “ruajtjes së pagës”, sipas pikës 4, të këtij vendimi, do të jetë e barabartë me diferencën e pagës mujore që punonjësi përfitonte përpara miratimit të këtij vendimi me pagën mujore sipas përcaktimit të këtij vendimi. Kjo shtesë rillogaritet në çdo rast kur bëhen ndryshimet për pagat për gradë, sipas strukturës dhe organikës së miratuar.

6. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.551, datë 15.7.2020, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe nr.639, datë 29.7.2020, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohen.

7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e planifikuara për Gardën e Republikës së Shqipërisë.

8. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 dhjetor 2021./m.j

 

Next Post
Greqia regjistron 37 viktima dhe 2 mijë e 190 raste të reja në 24 orë

Greqia shtrëngon masat/ Të pavaksinuarit s’do lejohen në bare e restorante as me test negativ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In