• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi i plotë i Gjykatës që çoi Tahirin në ‘arrest shtëpie’, asgjë e re nga prokuroria

by A R
14/05/2018 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi, me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe. Report TV ka zbardhur dokumentin ku rezulton se nuk ka prova të panjohura dhe skandaloze.

Prokuroria në këto gjashtë muaj ka arritur të zbulojë vetëm më shumë detaje rreth lëvizjeve të ish-ministrit të Brendshëm në periudhën 2015-2017, domethënë kur ai ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes së tij.

Për të kërkuar arrestimin e Tahirit, Prokuroria shqiptare ka përdorur një pjesë të mirë të përgjimeve të kryera nga Guardia di Finanza italiane për të arrestuar Moisi Habilajn, kushëri të ministrit dhe vëlla i Artan Habilajt, i kërkuar edhe ai aktualisht për trafik droge.
Në ato përgjime Moisi Habilaj u shpjegonte bashkëfajtorëve të tij se kishte blerë dy byzylykë me diamantë “për gruan e Saimirit” dhe se kishte paguar një kostum Hugo Boss, të cilin vetë ministri e paskesh zgjedhur në një dyqan të Romës. Një tregtar, me të vërtetë, ka konfirmuar se Habilaj bleu dy byzylykë (edhe pse me një vlerë më të ulët se ajo e deklaruar nga bosi), por pa e ditur se për kë ishin marrë ato.

Zbardhet dëshmia e Habilajt: S’e kam takuar kurrë kushëririn-ministër

Ndërsa tregtari i rrobave, i pyetur nga Guardia di Finanza, ka mohuar të ketë takuar ndonjëherë ministrin. Për herë të parë dalin në dritë edhe deklarimet, që Moisi Habilaj i ka bërë Prokurorisë së Catanias dhe kështu zbulohet se kushëriri i ministrit ka pranuar përgjegjësinë e tij për trafikun e drogës, por ka përjashtuar që ato dhurata apo pagesa në para’, për të cilat flet gjatë përgjimeve, të jenë bërë për Saimir Tahirin. Madje, Moisi Habilaj pohon se nuk e ka takuar kurrë kushëririn-ministër personalisht.

Por, ai që e njihte dhe takohej shpesh me Saimir Tahirin ishte Artan Habilaj, vëllai i trafikantit të arrestuar në Itali dhe të cilit ministri i kishte shitur makinën e tij Audi A8. Ndryshe nga sa ka thënë Tahiri, se ai nuk kishte patur asnjëherë kontakt personal me Artan Habilajn, Prokuroria ka gjetur prova se të dy ata janë takuar të paktën dy herë në Greqi në gusht të vitit 2014, ne qytetin bregdetar të Lefkadas në ishullin e Korfuzit, kur Tahiri sëbashku me gruan, prindët dhe një çift miqsh kanë kaluar dy javë pushime në një shtëpi dykatëshe të marrë me qira.

Zbulohet pronari i gomones me të cilën lëvizte Tahiri

Tahiri ka shkuar në Korfuz me një gomone 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi fëmijët e Tahirit me makinën Audi A8. Kur gomonia pësoi difekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz, duke ia dhënë Audin ministrit dhe duke u marrë me varkën e prishur. Artan Habilaj u mor edhe me dërgimin e gomones difektoze në Brindizi për ta riparuar, së bashku me një ish-specialist të Delta Forcës.

Kontaktet mes Artan Habilajt dhe Saimir Tahirit ishin të njohura edhe më parë dhe, sidoqë problematike nga pikëpamja politike, nuk mund të mendohet se përbëjnë as tani një provë fajësie për ish-ministrin e Brendshëm. Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij së bashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para’ të thata: Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para’ i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm.

Në kuadër të akuzave ndaj Tahirit, ka edhe prova për bashkëpunim mes trafikantëve dhe policëve të korruptuar, disa prej të cilëve ende janë në kërkim dhe, sipas Prokurorisë, këta përbëjnë provat se pikërisht këta policë vepronin me urdhër të Tahirit për të favorizuar trafikun e kanabisit.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por Gjykata, e cila ka vlerësuar zgjedhjen e Saimir Tahirit për të dhënë dorëheqjen nga roli i deputetit e për të hequr kështu dorë nga imuniteti, ka vendosur se mund të mjaftojë arresti shtëpijak. Nesër, në seancën e parë në gjyq, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia do të përpiqet të tregojë se asnjë nga provat e sjella nga Prokuroria nuk mund të flasë për atë që, me të vërtetë, ka një përgjegjësi nga ish-ministri i Brendshëm në trafikun e drogës./a.m

Next Post
Makina përfundon në humnerë, humb jetën 52-vjeçari

Makina përfundon në humnerë, humb jetën 52-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In