Sllovenia po planifikon të rikthejë trupën e saj diplomatike në Kiev. Kështu raporton agjencia e lajmeve sllovene, duke cituar kryeministrin e vendit Janez Jansa.
“Ne po punojmë që edhe Bashkimi Evropian të bëjë të njëjtën gjë. Ukraina ka nevojë për mbështetje diplomatike” – ka thënë Jansa në Twitter të dielën në mbrëmje.
Diplomatët që do të kthehen në Kiev do të vendosin vullnetarisht, thotë agjencia STA.
/javanews/a.r