• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi i gjykatës/ Si u lirua 20 vjeçari që sot vrau një nënë me dy fëmijë

by Java News
13/07/2016 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aksidentit dhe pas pamjeve horror të transmetuara nga mediat, secili prej nesh mund bëjë pyetje e të nxjerrë po kështu përfundime për ngjarjen. Dhe në këtë përsiatje, na del përpara një vendim gjykate, i cili paska dënuar kriminelin e sotëm para një viti. I njëjti shkelës ligji, para një viti është arrestuar nga policia për tejkalim shpejtësie në rrugë dhe më pas, edhe për tentativë korrupsioni, ndaj punonjësve të policisë.

Çështja paska vajtur në gjykatë dhe prokurori, për çështjen e korrupsionit ndaj zyrtarëve publikë, paska kërkuar 9 muaj burg. Kodi penal parashikon 6 muaj deri në 3 vjet!

Gjykata, në një vendim 7 faqesh, tjerr e stërtjerr një shtëllungë leshi me fjali plot me gabime logjike, juridike, gjuhësore, dhe në fund e dënon kanibalin e sotëm me vetëm 40 orë punë pa shpërblim gjoja për interes publik!

Por nëse gjykata do të kishte qenë korrekte dhe t’u përmbahej ligjeve duke bërë drejtësi, krimineli i sotëm nuk do të mundej të vriste me dashje një nënë dhe të plagoste përjetësisht dy fëmijët e saj. Pikërisht mosdënimi i krimit, ka sjellë këto pasoja tragjike në jetën e shtetasve shqiptarë.

Gjykatës të tillë që e përdhosin drejtësinë, nuk duhet të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ata janë bashkëfajtorë në krim, palë me kriminelët dhe pavarësisht se drejtësia e përdhosur shqiptare nuk i penalizon, ata kanë marrë përjetë dënimin moral nga shoqëria si mëkatarë të përjetshëm.

Dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe kur sheh se niveli i kriminelit me 9 klasë është i njëjtë me nivelit artikulues të gjyqtarit që ka dhënë këtë vendim, ku gjen gabime gjuhësore në çdo fjali dhe ku shkronjat “ë” dhe “ç” nuk ekzistojnë fare.

Po kështu, të fandaksur pas parasë, ata nuk dinë se ç‘shkruajnë apo ç‘shqiptojnë, pasi në fillim të vendimit thonë se kanë qenë 500 lekë rryshfet, ndërsa më poshtë, e 10­fishojnë shifrën duke e bërë 5000 mijë lekë./Tema

vendimi

Next Post

I grabit varësen në mes të rrugës... i mituri arrestohet pas denoncimit

Comments 1

  1. Dea says:
    10 years ago

    Ua te rrente nje pike ty qe e ke shkruar kete. Nuk paske gjetur tjeter arsye nga te kapesh po tek e-te dhe tek c-te. Si njerezit qe ngasin makina, si kembesoret duhet t’iu permbahen rregullave te qarkullimit. Pakujdesia e njerit apo e tjetrit, mund te shkaktoje fatalite si rasti ne fjale, qe mund te shmangen, nese te dyja palet jane te kujdesshme. Kembesoret duhet te ecin ne vijat e bardha, vetem pasi semaforet jane kthyer ne ngjyre ‘te kuqe’. Kalimtaret ne Tirane, apo edhe ne rrethe te tjera, ecin para makinave duke folur neper telefona, shume here pa e kthyer kohen fare. Nuk ka faj as gjykata, as qeveria, thjesht njerezit qe duhen te kujdesen per jeten e tyre.

    Reply

Leave a Reply to Dea Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In