• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Gjykatës, një shans për të bashkuar PD

by Mero Baze
03/03/2023 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i Gjykatës ë Apelit duke rikthyer çështjen për rigjykim në shkallë të parë, rikthen gjykimin normal për krizën e legjitimiteti të PD. Në fakt gjykatat duhet të shprehen për kriza të tilla kur  ato ndodhin dhe jo dy vjet pasi ndodhin, pasi për dy vjet kemi politikë të faktit të kryer nga dhunuesit dhe krijohet imazh iu rremë i shumicës dhe pakicës. Kjo krizë duhet të zgjidhej urgjent në Dhjetor të vitit 2021 dhe atëherë kishte kuptim vendimi. Gjykata nuk veproi atëherë, por lejoi palët të rriheshin një herë me qysqi dhe vare e më pas të përlesheshin në zgjedhje për ti dhënë Berishës në shkallë të parë të drejt një gjyqtar ushtar i familjes së tij.

Në distancën kohore të krijuar vendimi më i drejt është pikërisht ky rikthimi për rigjykim i çështjes dhe injorimi i politikave të fakti të kryer.

Vendimi është një shans për Partinë Demokratike për tu bashkuar dhe transformuar në një parti demokratike.

Është hera e parë që një gjykatë në Shqipëri ndërhyn pë rtë vendosur legjitimitetin e një partie. Sa herë që ka pasur kriza autoritarizmi në parti, gjykatat kanë qenë gjithnjë me kryetarin. Kjo është shenja e parë që legjitimiteti i partive mund të mbrohet dhe në gjykatë.

Thelbi i kësaj lufte përçarëse në PD është Sali Berisha dhe vendimi i tij për të uzurpuar PD për interesa personale. AI u soll si një monark i vërtet, ku sapo kryetari i PD mori një vendim të justifikuar ndaj tij i shpalli luftë dhe i  uzurpoi partinë me forcë.

Tani që gjykata e riktheu çështjen për gjykim vet PD nuk duhet ta lërë më veten në dorë të gjykatës. Për të tejkaluar këtë krizë mjafton të shmangësh problemin. Dhe problemi është Sali Berisha. Edhe në zgjedhjet e 14 majit, shumë nga kandidatët e Berishës mund të regjistrohen në emër të Lulzim Bashës nëse ata nuk kanë më të mirë në zonat e tyre përveç atyre që janë ushtarë të Berishës. Basha duhet tua lërë derën hapur demokratëve të marrosur pas Berishës që të rikthehen në PD dhe të vazhdojnë betejën aty sipas rregullave. Një listë e përzier për 14 Maji   është shenja e parë nëse Berisha ka vullnet të bashkohet PD apo të shkërmoqet dhe më tej duke mbajtur një çetë revolucionarësh pas vetes. Mitingu i sotëm provoi se atij nuk i shkon më në miting as “Foltorja”.

Vendimi i gjykatës është në leksion demokracie brenda partisë. Nëse sot Berisha pranon vendimin dhe ikën përçarja në PD mbaron. Nëse Basha do të ikte dhe nuk do te rezistonte atëherë demokracia do mbaronte.

Tani jemi në kushtet që vendimi është një shans për të bashkuar PD. Natyrisht jo rreth Berishës.

Next Post
Gjykata dha vendimin për vulën e PD-së/ Berisha tregon lëvizjen e radhës: Këto ditë do mbledhim forumet për të…

Gjykata dha vendimin për vulën e PD-së/ Berisha tregon lëvizjen e radhës: Këto ditë do mbledhim forumet për të...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    A mundet kurva, të quhet e ndershme ?
    A mundet Sali Berisha, 79 vjeç, të hajë më pykë, të zdrugohet, e të bëhet luajal ?
    Sado që macja, (Saliu) mundohet të mbulojë mutin e sajë (krimet, vjedhjet, vrasjet, grabitjet), aq më shumë bie erë, duke tërbuar, të mëdhenj e të vegjël, burra e gra, brenda e jashtë Shqipërie.
    Sali Berisha, duhet të përgjigjet për krimet e veta.
    Ta kuptojë mirë, që koha për ndeshkim, fillon mbas sodit, qysh neser fillon numërimi prapsh për të, në drejtim të qelisë VIP numër një, në burgun e Reçit.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In