• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi i Gjykatës: “Agon Channel” do të administrohet nga shteti

by
13/06/2015 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një administrator shtetëror do të administrojë në masën 60 për qind televizionin “Agon Channel”, pasi aksioneri kryesor i tij, biznesmeni italian Françesko Beketi, po hetohet si i përfshirë në një skemë pastrimi parash, bashkë me nënën e tij, Liliana Condomitti dhe disa persona të tjerë. Në vendimin e sekuestrimit preventiv të kompanive të Beketit dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë skemë, siç janë Liliana Condomitti dhe Mauro De Renzis, thuhet se për ekze-kutimin e vendimit dhe administrimin e pasurive që do të sekuestrohen ngarkohen administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Konkretisht, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestron mbi shoqëritë “Energji” shpk, “Cable System” shpk, “400 KV”, shoqërinë “Fuqi” dhe “Agonset”, vendim që është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, çka sipas ligjit, aksionerët e këtyre shoqërive nuk mund të bëjnë asnjë shitblerje të aksioneve. Ndërkaq, sa i përket administrimit të televizionit, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, ka caktuar një administrator, i cili brenda afatit ligjor, në bashkëpunim me një përmbarues gjyqësor, duhet të marrë në administrim 60 për qind të të gjitha aseteve të televizionit. Në rastin konkret, ende nuk është e qartë nëse mund të procedohet me ndërprerjen e transmetimit, por kjo ka pak gjasë të ndodhë, pasi pjesën tjetër të aksioneve të televizionit e kanë në pronësi aksionerë të tjerë, të cilët nuk janë nën hetim.

Sa u përket hetimeve për biznesmenin Beketi, ndaj të cilit ka një urdhër arresti të firmosur ndaj tij, mbi bazën e të cilit është bërë dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar, hetimet vijojnë dhe tashmë prokuroria është në pritje të disa letërporosive nga disa shtete të huaja, mes tyre dhe Italia, nëpërmjet të cilave është kërkuar informacion për burimin e parave të Françesko Beketit, financimeve të kryera prej tij, si dhe për personat e bashkëlidhur me të. Prokuroria po heton mbi aktivitetin e shoqërive të Beketit, për të cilin dyshon se ka kryer pastrim parash. Sipas organit të akuzës, në qendër të skemës së mashtrimit qëndrojnë hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga italiani Beketi.

Bëhet fjalë për “Kalivac Green Energy” dhe “Energji”, ku kjo e fundit ka blerë punime nga nënkontraktorë privatë dhe më pas, duke shumëfishuar artificialisht çmimet ia ka shitur sërish “KGE”-së. Mandej thuhet në dosjen e prokurorisë, se kompania ka rritur në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së, duke mashtruar shtetin dhe duke përfituar miliona. Ndërkohë, në vitin 2013, dy kompanitë që zotëroheshin ‘de facto’ nga Beketi, kanë krijuar një “konflikt” që i ka çuar palët në Gjykatën e Arbitrazhit, para së cilës provohet se janë paraqitur dokumente të falsifikuara. Sipas prokurorisë, ky konflikt u sajua për të shmangur konfliktin real që Beketi kishte me bankën e njohur “Deutche Bank”, partnere në ndërtimin e Kalivaçit, interesat e së cilës janë dëmtuar.

Next Post

Politikë bajate përgojimesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com