• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi i Bashkisë për parkimet, ja tarifat për 71 rrugë në Tiranë

by Lorenc Vangjeli
12/11/2015 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Do të jenë 71 rrugë në Tiranë që qytetarët do të duhet të paguajnë për të parkuar makinën. Bashkia e Tiranës ka hartuar një projektvendim, ku parkimi në rrugët kryeqytetit dhe në sheshe do të jetë me pagesë. Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë ora. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë ora. Parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit që ka siguruar “shqiptarja.com”, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rreth 60% e parkimit të jetë me pagesë ndërsa 40% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët autoktonë, invalidët dhe pjesa tjetër e qytetarëve.

Në projektvendim thuhet se parkimi të jetë me pagesë si në rrugë por dhe në sheshe që do krijohen nga bashkia, si rasti i Sheshit “Italia”. Parkimi me pagesë do të jetë duke filluar nga dita e hënë në të premten, ndërsa në rastet kur do të ketë aktivitete sociale apo ekonomike, me pagesë do të jetë edhe fundjava. Bashkia do të kufizojë edhe qëndrimin në disa rrugë, ku nuk do të lejohet qëndrimi më shumë se dy ore ose më shumë se 4 orë.Të gjitha rrugët e renditur në tabelë do të jenë me pagesë, ndërsa periferia e Tiranës dhe njësitë administrative që i janë bashkuar me reformën territoriale nuk do të duhet të paguajnë për parkimin. Bashkia e argumenton vendosjen e pagesës për 71 rrugë, me arsyen se niveli i kërkesës për parkim është shumë i lartë, çka sjell trafik. Gjithashtu, në projektvendim bashkia thotë se kjo nismë ndërmerret edhe për të ulur nivelin e ndotjes.

Me pagesë

Do të jenë tri zona me pagesë, ku çmimi më i ulët do të jetë 20 lek ora.

Zona A përfshin zonat më të nxehta ku mbizotërojnë shërbimet tregtare, financiare apo sociale me intensitet të lartë. Në këtë zonë gjendet një pesë e mirë e aktivitetit të Administratës Publike, qendra biznesi, banka, lokale etj. Në këtë zonë tarifa e parkimit në rrugë do të jetë 100 lekë ora. Mungesa e biletës do sanksionohet me gjobë 3 mijë lekë.

Zona B, mbizotërojnë shkëmbimet tregtare e financiare me intensitet mesatar. Qëndrimi i automjeteve zgjat 1-3 orë. Pagesa për parkimin në rrugë do të jetë 40 lekë ora. Mungesa e biletës sanksionohet me gjobë 1 mijë lekë.

Zona C, përfshin rrugë ku nuk ka shumë intensitet të automjeteve. Rrugët sekondare shfrytëzohen nga banorët për parkim. Tarifa për parkimin në rrugë do të jetë 20 lekë ora. Mungesa e gjobës sanksionohet me gjobë 500 lekë.

“Të gjitha zonat e tjera të parkimit në rrugë që nuk përfshihen brenda zonave të shërbimit të parkimit, do të jenë parkim i lirë, parkim për rezidentët dhe pa pagesë. Bashkia e Tiranës do të pajisë banorët rezidentë me autorizime përkatëse për evidentimin e tyre në zonën e administrimit të parkimit ku banojnë”, – thuhet në projektvendimin e bashkisë.

Zona 1

Me kufij vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri-perëndimore, bulevardin “Zogu I” në anën lindore dhe kordonin hyrës në rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës”, duke vazhduar përgjatë  bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

p 1

Zona 2
Me kufij zonën përgjatë bulevardit “Zogu i I” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri-Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhan D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën jugore.
z2

Zona 3
Me kufij segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën jug-lindje.

z3

Zona 4
Me kufij kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës pjesën jugore të saj.

z4

z5 z6 z7 z8 z9 z10 z11 z12 z13

/Shqiptarja.com

Next Post

Sarandë/ Pranga 26-vjeçarit me 4600 euro false, 2 të tjerë në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In