• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

by Mero Baze
19/03/2026 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka pak njerëz, sidomos në media, të cilët vazhdojnë t’i bëjnë vend vetes si njerëz të lexuar. Namirin e kam njohur si një gazetar të ri që donte të lexonte. Dhe kjo ka qenë nga ato pak gjëra që më jepnin shpresë se gazetaria nuk do të vdiste dhe nuk do të dorëzohej në dorë të injorantëve.

Kur e kam takuar në vitin 2013, pak muaj pasi PD kishte humbur zgjedhjet dhe ai ishte i dëshpëruar si një qytetar i angazhuar me PD, ai kishte një sërë pyetjesh për çdo gjë që kisha shkruar rreth PD në libra apo editoriale. Ishte si një seancë gjyqësore, ku një djali të ri ende të panjohur duhet t’i mbushja mendjen për ato që pyeste.

U ndava me një ndjesi të mirë prej tij dhe që atëherë e ftova të ishte kontribues në gazetën Tema.

Shumë nga njerëzit e PD që bashkëpunojnë me gazetën, gjënë e parë që bëjnë është se nuk duan t’u dalë emri në gazetë, apo të identifikohen si “miqësorë” me të. E kanë kusht për të bërë karrierë në PD apo për t’i pëlqyer kryetarit. Ky ishte i vetmi që më tha se donte të shkruante tek Tema, por që donte të sigurohej nëse ishte problem,  pasi mund të kishte edhe shkrime kundër politikës redaksionale.

-Nëse vë emrin, vetëm na bën nder, i thashë.

Dhe prej atëherë ai u bë një emër i dashur për lexuesit tanë. Diferenca e tij me ata që merreshin me politikë ishte se ai përballej me emrin e tij për çdo pikëpamje, ndërsa diferenca me kolegët gazetarë ishte se ai lexonte.

Ishte kjo arsyeja që nuk më la të mendoja asnjë çast një vit më parë, kur më tha se po kërkonte një punë fikse, ta ofroja si redaktor politik të gazetës. Dhe nuk kam pasur deri më sot një redaktor politik më të mirë se ai, në paqe me të gjithë, madje edhe me socialistët që nuk i donte.

Një ditë, me humor, më tha se nuk i kishte shkuar kurrë mendja që të redaktonte shkrime të këtyre socialistëve dhe herë pas here të gjente ndonjë gjë logjike.

-Je i sigurt që je me PD? – e pyeta.
-Po -tha me shumë sinqeritet. -Kam që 16 vjeç që ndjek PD-në.

Pastaj më tregoi një foto nga fushata e vitit 2000 në Berat, kur ishte ende nxënës.

-Epo s’do ta kesh të gjatë- i thashë – po u përpoqe të gjesh gjëra logjike tek këta që merren me politikë. Nuk e shikon veten ku ke përfunduar në gazetë, vetëm se ke kërkuar logjikë në ato që thuhen?

Qeshi me të madhe.

Por Namiri, përveçse një djalë i lexuar, ishte edhe një njeri që e rrezatonte kulturën e tij: për historinë, për letërsinë, për politikën dhe mbi të gjitha për Beratin. Ai ishte një adresë për këdo që donte të mësonte diçka më tepër për Beratin sesa nga një guidë turistike. Ishte një njohës i mirë i Vexhi Buharasë, i historisë së shkrimtarëve dhe poetëve të qytetit, i familjeve të mëdha dhe një guidë e mrekullueshme e shtigjeve malore.

Sot, pas lajmit për ikjen e tij, dhjetëra njerëz më kanë telefonuar për të më thënë se e lexonin me endje, sepse dukej djalë i kulturuar. Dhe kjo më shuajti edhe një herë dilemën se përpjekja për të bërë një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe letërsia është humbje kohe. Njerëzit duan të mësojnë diçka kur lexojnë, dhe nëse nuk ke çfarë u thua, nuk u hyn në punë asnjë rresht lajmi.

Planet për të vizituar Peshtanin së bashku dhe për të bërë dy shtigje të vështira malore u ndërprenë sot në mëngjes, kur ai nuk arriti të zgjohej më. Këshillat e tij që unë duhet të bëja ecje në mal çdo fundjavë, të mos pija alkool e duhan dhe të ushqehesha shëndetshëm si ai, rezultuan të padobishme për të. Ato do të më shërbejnë tani vetëm për ta kujtuar Namirin që iku i ri, sepse nuk donte të kishte veset dhe boshllëqet e gjeneratës së tij dhe times, të cilët mund të jetojnë më gjatë fizikisht, por shumë shkurt në kujtesën e qytetit si njerëz të letrave.

Next Post
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

October 28, 2026
Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

October 28, 2026
Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

October 28, 2026
VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In