• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Apelit/ Këlliçi: Rama dhe Veliaj po lëvizin çdo gur për të mos lejuar zgjedhje të lira

by Java News
03/03/2023 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëherazi kandidati i për kryetar Bashkie në Tiranë i dalë nga Primaret e organizuara nga Berisha, ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e PD. Sipas Këlliçit, sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme.

“Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë. Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim.

E dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar. Gjithashtu garantoj demokratët dhe qytetarët që kjo pengesë e re nuk do të na ndalojë dot në betejën tonë për votën, për lirinë e zgjedhjes, për kthimin e Bashkisë së Tiranës në shinat e ligjshmërisë dhe në funksion të interesit publik. Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunë e para, që të mund të ndalë vullnetin e qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, për ndryshim. Një forcë politike nuk e bën vula. Atë e bën fryma, shpirti dhe njerëzit. Prandaj unë sot jam më i motivuar se kurrë, bashkë me ju më i fortë dhe i vendosur, për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve të saj”, u shpreh ndër të tjera Këlliçi.

/s.f

Next Post
Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja informoi Rusinë për vizitën e Bidenit në Kiev. Udhëtimi u planifikua disa muaj më parë

SHBA njofton se do i ofrojë 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com