• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

by A. Q
14/08/2026 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh pyjet e parkut kombëtar të Lurës janë në flakë, por nuk ka ende një person përgjegjës për autorësinë.

Dhe kjo ka shqetësuar së fundmi edhe kryetarin e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputetin socialist Ulsi Manja.

Ai ka reaguar sot (14 gusht) me një postim në rrjetet sociale për situatën e krijuar nga zjarret në Lurë, duke kërkuar nga Prokuroria e Dibrës një hetim të shpejtë për të zbuluar shkaqet dhe autorët e zjarrvënies.

Përmes postimit, Manja shprehet se prej ditësh në Lurë po vijon beteja me flakët, ndërsa në terren janë angazhuar dy avionë dhe mbi 200 forca, përfshirë zjarrfikës, punonjës të Bashkisë Dibër, Emergjencat Civile dhe 51 ushtarë.

Sipas tij, ndërsa strukturat në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit, Prokuroria e Dibrës duhet të tregojë të njëjtën urgjencë në hetimin për shkaqet dhe autorët e zjarreve.

Manja kërkon një hetim të plotë dhe objektiv, duke argumentuar se nuk mjafton vetëm procedimi i zyrtarëve të pyjeve, por sipas tij, duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara drejtësisë edhe personat që kanë shkaktuar zjarret.

Deputeti paralajmëron gjithashtu se, nëse shqetësimet për zvarritjen e hetimit nuk marrin përgjigje, do t’i kërkohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë veprimtarinë e prokurorit ose prokurores që ka në dorë dosjen.

Postimi i Ulsi Manjës:

“LURA DIGJET. PROKURORIA E DIBRËS DUHET TË ZGJOHET!

Prej ditësh Lura po digjet. Dy avionë dhe mbi 200 forca (zjarrfikës, Bashkia Dibër, Emergjencat Civile dhe 51 ushtarë) po luftojnë me flakët për të shpëtuar një nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë.

Por ndërsa në terren jepet gjithçka, Prokuroria e Dibrës nuk po tregon të njëjtën urgjencë për të zbuluar kush e vuri zjarrin.

Policia dhe institucionet e tjera duhet të kenë mbështetjen e menjëhershme dhe të plotë të prokurorisë. Duhet hetim i shpejtë, i gjithanshëm dhe objektiv – vatër pas vatre – deri te autorët e vërtetë. Nuk mjafton të procedohen vetëm zyrtarë të pyjeve. Duhet të gjenden zjarrvënësit.

Dibra është ndër zonat me kriminalitetin më të ulët. Nuk ka sot çështje më urgjente sesa kjo katastrofë mjedisore.

Kërkoj publikisht që Prokuroria e Dibrës të mbështesë pa rezervë Policinë e Shtetit dhe t’u shkojë deri në fund autorëve. Nëse shqetësimet për zvarritjen e hetimit nuk marrin përgjigje, do t’i kërkohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë veprimtarinë e prokurorit/es që ka dosjen.

Askush nuk është mbi përgjegjësinë.

Zjarrfikësit po bëjnë detyrën.

Ushtria po bën detyrën.

Policia duhet të ketë çdo mbështetje.

Është koha që edhe Prokuroria e Dibrës të bëjë të sajën”.

Next Post
HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ KUJDES nga vendimet e nxituara se do e pësoni! Këto shenja do kenë sqarime për të dhënë në çift

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ KUJDES nga vendimet e nxituara se do e pësoni! Këto shenja do kenë sqarime për të dhënë në çift

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com