• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vendimi hap portat e ferrit”, e gjithë bota kundër Trump dhe Izraelit

by A R
07/12/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi palestinez Hamar ka deklaruar se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit hap portat e ferrit.

Hamasi kishte paralajmëruar për rrezikun e një intifade të re ndërsa Trump kishte konfirmuar qëllimin e tij për të transferuar ambasadën amerikane në Jerusalem. Ndërkohë, në Gaza, po zhvillohen marshime proteste.

Abu Mazen: SHBA-të po heqin dorë kështu nga roli i ndërmjetësuesit
Në një fjalim drejtuar Kombit, presidenti palestinez Abu Mazen shpjegoi se “vendimi i sotëm i Trump është i barabartë me një heqje dorë nga Shtetet e Bashkuara për rolin e ndërmjetësit të paqes”, duke nënvizuar gjithashtu se si ky pozicion i ri është në kundërshtim me të gjitha rezolutat ndërkombëtare mbi Jerusalemin, raporton TgCom, shkruan “BalkanWeb”.

“Jerusalemi, kryeqytet i përjetshëm i Palestinës”
Abu Mazen tha gjithashtu se kishte urdhëruar delegacionin diplomatik palestinez të largohej nga Uashingtoni dhe të kthehej në shtëpi. “Jeruzalemi – këmbënguli ai – është kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës”. Presidenti palestinez akuzoi gjithashtu Trumpin për ofrimin e një shpërblimi të pamerituar për Izraelin “i cili gjithashtu shkel të gjitha marrëveshjet”, raporton TgCom24.

Tetë vende, thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 
Tetë shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Bolivia, Egjipti, Franca, Italia, Senegali, Suedia, Britania e Madhe dhe Uruguai) kanë bërë thirrje për një takim urgjent për vendimin e Presidentit Trump, bëjnë të ditur burimet diplomatike të OKB-së. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit duhet të mbahet deri në fund të javës, ndoshta të premten.

Macron: Vendim i mjerueshëm
Përveç reagimit të parashikueshëm palestinez, reagime kundër iniciativës së Trump vijnë edhe nga aleatët e SHBA. Presidenti francez, Emmanuel Macron, për shembull, flet për një vendim “të mjerueshëm”, dhe duke i ftuar të gjitha palët që të qetësohen, thekson se Elizea në çdo rast “nuk e miraton” zgjedhjen e Shtëpisë së Bardhë.

Guterres: Në rrezik perspektiva e paqes 
I ashpër komenti edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, sipas të cilit “vetëm duke realizuar vizionin e dy shteteve që bashkëjetojnë në paqe dhe siguri, me Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe të Palestinës, të gjitha çështjet mbi statusin do të zgjidhen në mënyrë përfundimtare përmes negociatave dhe aspiratat legjitime të të dy popujve do të arrihen”. Numri një i Kombeve të Bashkuara thekson se “që nga dita ime e parë këtu kam deklaruar vazhdimisht veten kundër çdo mase të njëanshme që rrezikon perspektivën e paqes”.

BE: Jeruzalemi të jetë kryeqyteti i dy shteteve
“Bashkimi Evropian shpreh shqetësim të madh pas njoftimit të Presidentit Trump për Jeruzalemin dhe pasojat mbi perspektivat për paqe”. Kjo është deklaruar në një deklaratë nga Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, duke nënvizuar se “duhet të përmbushen aspiratat e të dyja palëve dhe duhet të gjendet një rrugë përmes negociatave për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqytetin e ardhshëm të dy Shteteve”.

Merkel: Gjermania kundërshton vendimin e Trump
Kancelarja gjermane Angela Merkel u distancua nga njohja e Presidentit të SHBA Donald Trump të Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit. “Qeveria gjermane nuk e mbështet këtë sjellje, sepse statusi i Jerusalemit duhet të negociohet brenda kuadrit të zgjidhjes mes dy shteteve”, shkroi më ‘Tëitter’, zëdhënësi e Kancelares, Steffen Seibert.

Ankaraja: Vendimi i SHBA-ve minon paqen dhe stabilitetin
“Ne dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të administratës amerikane për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit” që “do të ketë efekte negative në paqen dhe stabilitetin në rajon”. Kështu shkruan në “Twitter”, Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Cavusoglu, duke botuar një shënim ku i kërkohet administratës amerikane “të rishqyrtojë këtë vendim të gabuar”. /Balkanweb/b.d

Next Post
UNICEF konfirmon: Ndotja e ajrit e dëmton trurin e fëmijëve

UNICEF konfirmon: Ndotja e ajrit e dëmton trurin e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

September 10, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

September 10, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

September 10, 2026
Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

September 10, 2026
Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com