• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Gjykata e Lartë rrëzon SPAK, shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

by Java News
26/09/2023 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Etleda Çiften duke rrëzuar rekursin e SPAK. Çiftja fitoi pafajësinë në të dyja gjykatat, në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por SPAK bëri rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e saj për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Spak në GjKKO kërkoi dënimin e Çiftes me 1 vit e gjashtë muaj për të dyja veprat penale dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, uljen e një të tretës së dënimit, me masë përfundimtare 1 vit burgim, duke e konvertuar këtë dënim në vendosjen e saj në  shërbim prove për dy vjet.

Sipas prokurorisë, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Por si GJKKO dhe Apeli e rrezuan spak duke e shpallur të pafajshme komisioneren e vetingut, e cila nuk e ndërpreu asnjë ditë detyrën e saj megjithëse ishte e pandehur./m.j

Next Post
Ndërhyri në sistemin e policisë për të hequr nga “Alerti” një automjet, arrestohet efektivja në Rinas

Ndërhyri në sistemin e policisë për të hequr nga “Alerti” një automjet, arrestohet efektivja në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com