• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimet për pronat, nesër afati i fundit për padi në gjykatë

by A R
08/06/2017 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëzet e katër orët e ardhshme janë shansi i fundit që pronarët kanë për t’iu drejtuar gjykatës.

Afati 1-mujor për ankimimet skadon nesër, duke mbyllur në këtë mënyrë të gjitha shtigjet për të pakënaqurit. Prej 9 qershorit, çdo vlerësim i kryer nga Agjencia e Pronës është i ekzekutueshëm, çka do të thotë se të gjithë ata që kanë në duar vendime të 1995-s dhe nuk pajtohen me masën e përfitimit që iu është përllogaritur, nga nesër e në vijim nuk do të kenë asnjë mundësi apo hapësirë ligjore në favorin e tyre për ta kundërshtuar.

Nga të dhënat e regjistrit të publikuar në datën 8 maj, rezulton se janë të paktën 1250 pronarë me vendime ’95, të cilët janë penalizuar nga skema e re që ka nisur zbatimin për më se një vit. Ligji i ri i pronave përcakton një afat 30-ditor për ankimimet.

Pra, nga momenti që bëhet publikimi i regjistrit me vendimet e vlerësuara financiarisht, pronarët kanë një muaj kohë në dispozicion për t’iu drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit. Pak ditë më parë, shoqata “Pronësi me Drejtësi”, përmes një deklarate për mediat, u bëri thirrje pronarëve që të shfrytëzojnë mundësinë e fundit që kanë për të mos lejuar efektet negative të ligjit të ri.

Sipas shoqatës, dy janë kategoritë që preken: pronarët, të cilët janë shpallur nga ATP si të kompensuar, pra përbri emrit është shënuar “ezauruar”, të tilla rezultojnë 927 vendime, si edhe ata që kanë ndryshim të zërit kadastral. Pra, ka qenë tokë bujqësore dhe sot, pavarë- sisht se është brenda vijave të verdha, kompensimi iu llogaritet ashtu siç rezulton në kohën e shpronësimit.

“Nëse vendimi nuk ankimohet, bëhet titull ekzekutiv. Kjo do të thotë që është e pamundur që këto familje t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar të drejtën e tyre. Më e keqja është se me tejkalimin e këtij afati, këto familje humbasin, përveç mundësisë së shfrytëzimit të shkallëve të gjyqë- sorit shqiptar, edhe mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Ne jemi të vetëdijshëm që është një proces i mundimshëm, por për pronarët është e vetmja zgjidhje që ka mbetur”, apeloi Myrshit Vorpsi pak ditë më parë.

VLERËSIMI

Nga 6838 vendime që datojnë në 1995-n, vetëm për 4454 prej tyre ka përfunduar vlerësimi ekonomik. Për pjesën tjetër të përfituesve nuk ka ende një faturë. Kjo për shkak të mungesës së dokumentacionit. Këto familje kanë 6 muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes, në mënyrë që të bëhen pjesë e skemës së kompensimit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë prona e tyre do të vlerësohet me çmim minimal.

“Të gjitha familjet e trashë- gimtarëve ligjorë të subjekteve të shpronësuar kanë 6 muaj afat ligjor kohë të paraqesin pranë sporteleve të ATP-së dokumentacionin plotësues të vlefshëm për pozicionimin e pronës, identifikimin e zërit kadastral në momentin e shpronë- simit me qëllim nxjerrjen e vlerësimit ekonomik përkatës për secilin prej tyre. Me kalimin e këtij afati, bazuar në legjislacionin në fuqi, Agjencia do të shpallë vlerë- simin ekonomik, i cili do të bazohet në zbatimin e dispozitave ligjore përkatëse të ligjit 133/2015 ‘Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave’”, është shprehur më herët drejtoresha e ATPsë, Qato./Panorama

 

Next Post
Përfshihet nga flakët papafingo e një banese në Lezhë, nuk ka të lënduar

Përfshihet nga flakët papafingo e një banese në Lezhë, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com