• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VENDIMET/ Mihali i Porto Palermos, u ka shpëtuar dy herë burgut nga Gjykata e Vlorës

by Java News
21/08/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë, i ka shpëtuar burgut në dy raste të mëparshme, pasi Gjykata e Vlorës ka vendosur dënime alternative.

Mihal Kokëdhima rezulton të ketë qenë i proceduar më parë për vjedhje të energjisë elektrike dhe për ndërtim pa leje, konkretisht në lokalin ku ndodhi incidenti i disa ditëve më parë.

Megjithatë, nuk ka qëndruar në burg për asnjërën nga akuzat e ngritura ndaj tij. Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 muaj liri me kusht, që më pas Gjykata e Apelit e ka shuar këtë masë dënimi, në zbatim të ligjit të amnistisë së atij viti. Ndërsa dy vite më vonë, në 2017-ën, është proceduar për një ndërtim pa leje që po kryente pikërisht në vendin ku u sulmuan turistët spanjollë.

Për këtë rast, Gjykata e Vlorës e ka dënuar Kokëdhimën me 8 muaj burg, por më pas e ka pezulluar dënimin e tij duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë. Tri ditë më parë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit në Porto Palermo, që u përfshi në konfliktin me turistët spanjollë pak ditë më parë.

Në vendimin e vitit 2017- ës të Gjykatës së Vlorës thuhet se Mihal Kokëdhima ishte pronar i lokalit “Panorma”, në vendin e quajtur Porto Palermo, në Himarë, dhe ishte proceduar për “Ndërtim pa leje”.

Më datë 26 qershor 2017, oficerët të Policisë Gjyqësore të Stacionit të Policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin ku ishte dhënë njoftimi dhe aty kanë konstatuar në anën veriore të lokalit ndërtimin e një muri me material guri me gjatësi 11 metra, gjerësi 50 centimetra dhe lartësi 70 centimetra.

Në vendimin e Gjykatës sqarohet se në vendin ku po ndërtohej ky mur, janë gjetur dy punëtorë që kanë deklaruar se janë punësuar nga ana e shtetasit Mihal Kokëdhima për të kryer ndërtimin. Të pyetur nga oficerët e Policisë, ata kanë shpjeguar se e kanë pyetur punëdhënësin nëse ka marrë leje për kryerjen e një ndërtimi të tillë dhe ai u kishte shpjeguar se nuk duhej të shqetësoheshin, pasi kishte marrë leje.

Për këtë arsye, ata kanë thënë se pasi ranë dakord në lidhje me pagesën që do të kryhej në fund të punës, kanë marrë përsipër ndërtimin. I pyetur rreth kësaj ngjarjeje, Mihal Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka marrë leje, por murin po e ndërtonte për të penguar kalimin e bagëtive.

g.kosovari

Next Post
Projekti/ Rama nxjerr FOTO se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës

Projekti/ Rama nxjerr FOTO se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In