• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimet e kryesisë për krerët e rretheve, Rama kërkon kandidatura me integritet

by A R
12/05/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PS-së, Edi Rama kërkoi dje nga anëtarët e kryesisë që të ndikojnë në bazën socialiste për të zgjedhur njerëz me integritet moral e ligjor, për kryetarë të 61 degëve në vend. Rama mblodhi sërish dje kryesinë, për të diskutuar pothuaj të njëjtën axhendë si javën e shkuar, kur u mblodh për herë të parë forumi i ri socialist.

Burime shumë të rezervuara nga forumi i PS-së bënë me dije se të deleguarve të kryesisë u është kërkuar që për kandidatët për kryetarë të partisë nëpër 61 bashkitë të mos sillen më shumë se dy kandidatura, në mënyrë që të mos krijohen pakënaqësi në bazën e partisë. Deri në datën 16 maj, kur pritet të mblidhet sërish kryesia e partisë, duhet që sipas statutit të partisë, këshillat koordinues të qarqeve të kenë marrë propozimet nga këshillat socialistë të njësive administrative. Më pas, deri në 22 maj apo diçka më vonë, do të jetë kryesia e partisë ajo që do të fiksojë kandidatët që do t’i nënshtrohen, po sipas statutit të PS-së, votimit në asambletë e zgjeruara të bashkive përkatëse. Por, kryetari i PS-së, Edi Rama i ka mëshuar kërkesës ashtu si edhe më parë, që kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral dhe ligjor, sipas nenit 52 të këtij statuti, në mënyrë që të mos ndodhë të ketë asnjë akuzë kundrejt tyre, siç ka ndodhur në fakt më herët, në ndonjë rast.

Kryetarët e 61 degëve të PS-së, në 61 bashkitë e vendit, kanë një rol të veçantë, aq më tepër kur politika hyn tashmë në vitin elektoral për zgjedhjet e 2017-ës. Sipas statutit, kryetari i PS-së në bashki drejton të gjithë organizimin dhe angazhimin e strukturave të partisë në bashki në fushatat elektorale dhe përgjigjet për rezultatin elektoral në nivel bashkie. Madje ai shkarkohet, sipas statutit, nëse humbet në zgjedhjet vendore ose arrin rezultat më të dobët se zgjedhjet e mëparshme politike në bashkinë ku ai është i zgjedhur. Ndaj, kryetari Rama kërkoi prej të deleguarve që ta përcjellin edhe në bashkitë që kanë në mbulim, që në këto poste kërkohen njerëz me nivel të lartë menaxherial dhe organizativ, me një opinion të mirë në komunitet dhe lidhje të forta në bashkitë ku duan të kandidojnë.

Anëtarët e kryesisë kanë qenë tejet të rezervuar për të folur për vendimet dhe ato çfarë u bisedua në mbledhje, për shkak edhe të një porosie të kryetarit Rama qysh në mbledhjen e parë të forumit të ri. Pas mbledhjes, zëdhënësi politik i kryesisë, deputeti dhe sekretari për dixhitalizimin, Alfred Peza tha për gazetarët: “U bë një analizë e punës së deritanishme të organizimit të partisë nga baza deri në qendër, me fokus të veçantë procesin për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të PS-së në 61 bashkitë e vendit, sipas ndarjes së re administrativo-territoriale”.

“Për ta përmbyllur këtë proces, kryesia do të mblidhet në datën 16 maj për ta konkluduar këtë punë”, – deklaroi Peza. “Nga ana tjetër, u bë edhe një analizë në lidhje me të gjithë punën, veprimtarinë dhe aktivitetet që PS-ja po zhvillon dhe do të zhvillojë në kuadër të festimit të 25-vjetorit të themelimit të saj, për të kulmuar e gjitha kjo në datën 12 qershor, që është dhe dita e 25-vjetorit të themelimit të partisë”, – deklaroi sekretari i PS-së./GSH/a.m.

Next Post

Mourinho në Kongresin e FIFA-s kur votohet për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

July 11, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Politika që na shpëtoi, ndërsa flisnim për politikë

July 11, 2026
OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

July 11, 2026
VIDEO/ Në pritje të koncertit te Kanye West, të rinj vendas e të huaj mblidhen në ‘Eagle Stadium’

VIDEO/ Në pritje të koncertit te Kanye West, të rinj vendas e të huaj mblidhen në ‘Eagle Stadium’

July 11, 2026
Rama me të rinjtë në Jalë: Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë

Rama me të rinjtë në Jalë: Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë

July 11, 2026
Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

July 11, 2026
“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

July 11, 2026
Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

July 11, 2026
“Ka qenë një kohë kur i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte”, Rama flet për Albin Kurtin dhe vijën e kuqe

“Ka qenë një kohë kur i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte”, Rama flet për Albin Kurtin dhe vijën e kuqe

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In