• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimet e KLP/ Shkarkohet kryeprokurori i Sarandës, zëvendësohet! Ndërpritet procedura e verifikimit të pasurisë për dy prokurorë

by Java News
23/09/2021 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Sarandë, Lorenc Mërkurin. Një tjetër vendim që u mor gjatë mbledhjes ishte transferimi i Alfred Shehut, aktualisht prokuror në Elbasan si prokuror në Sarandë. Këshilli vendosi më 8 vota pro, caktimi i përkohshëm i prokurorit Alfred Shehu në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore tre mujore nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.

Këshilli vendosi në mënyre unanime, ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Arben Smaçi, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe për prokurorin Arben Dyla, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Këshilli vendosi miratimin e raporteve për analizimin e aftësisive profesionale të subjektit të rivlerësimit për Violeta Shkurta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe për Ylli Pjetërnikaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 23.09.2021, mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Më propozim të anëtarit Bujar Sheshi, me 8 vota pro dhe 3 kundër (z. Gent Ibrahimi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka), rendit të ditës iu shtua diskutimi/ miratimi i caktimit të përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Sarandë në kushtet kur Drejtuesi aktual të kësaj prokurorie, z. Lorenc Mërkuri është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me datë 22.09.2021. Me 8 vota pro dhe në mungesë të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi dhe anëtarëve z. Moisi Duda dhe Vatë Staka, Këshilli vendosi transferimin me pëlqim të z. Alfred Shehu, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore një vjeçare nga hyrja në fuqi të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli vendosi më 8 vota pro, caktimi i përkohshëm i prokurorit Alfred Shehu në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore tre mujore nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale , Këshilli vendosi në mënyre unanime, ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorinz. Arben Smaçi, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe për prokurorin z. Arben Dyla, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Shkak për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët e sipërpërmendur, është vendimi i KPK-së për shkarkimi nga detyra të dy subjekteve të rivlerësimit. Për shkak të këtij vendimi, z. Arben Smaçi dhe z. Arben Dyla, pezullohen nga detyra dhe nuk mund të ushtrojë funksionet e prokurorit deri në një vendim-marrje të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjithashtu, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren znj. Dorina Bejko, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Gjatë procedurës së verifikimit, kandidatja Dorina Bejko ka paraqitur kërkesën me të cilën ka deklaruar se tërhiqet nga kandidimi për pozicionin “Drejtues” në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shkak se me datë 23.07.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë vendosi emërimin e prokurores në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me Vendimin nr. 179, datë 03.06.2021, “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka filluar procedurën administrative për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022.

Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisionin e Vlerësimit i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale , Këshilli vendosi në mënyre unanime lejimi i kandidimit për 18 (tetëmbëdhjetë) kandidatë, për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2021-2022, respektivisht, z. Arbër Delilaj; znj. Arisa Shkrepi; znj. Arjeta Plaku; znj. Aulona Haxhiraj; znj. Briselda Zhuzhi; znj. Brisida Leka; znj. Elsa Gjeli; znj. Ema Lazaj; znj. Enkelejda Meçka; znj. Greta Dreni; znj. Hava Memko; z. Kristi Jorgji; z. Mirjon Brahimllari; znj. Olta Hadushaj; znj. Ornela Ferhati, znj. Rajmonda Xhelollari; z. Renato Tosku dhe znj. Sonila Qerrolla.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e raporteve për analizimin e aftësisive profesionale të subjektit të rivlerësimit znj. Violeta Shkurta prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe për z. Ylli Pjetërnikaj prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Një kopje e këtyre Raporteve i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gjon Fusha, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, sipas relacionit bashkëlidhur dhe të lejojë kandidati prokuror Gjon Fusha të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Shorti caktoi z. Bujar Sheshi si relator. Gjithashtu, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin z. Albert Murçaj, për pozicionin e Drejtuesit të prokurorisë pranë gjykatës së Apelit Shkodër dhe të lejojë kandidati prokuror Gjon Fusha të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit. Shorti caktoi z.nj. Eloida Goxhi si relator.

Pasi u njoh me relacionet shpjeguese të përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të z. Dritan Gripshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Berat; të z. Neritan Hoxha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec; të znj. Violeta Shkurta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe të znj. Arta Marku në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Me 11 vota pro, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm të znj. Elida Hoxhaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së parë Fier, në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të z. Kleanth Zeka në pozicionin e Drejtuesit pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Next Post
Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Mandatin nuk e lë. Bashës i kërkova dorëheqjen në 2017, ai nxori Metën në opozitë

Foltorja e Sali Berishës, megafon i hipokrizisë, sarkazmës, akuzës dhe shantazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In