• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foltorja e Sali Berishës, megafon i hipokrizisë, sarkazmës, akuzës dhe shantazhit

by Pajtim Bello
23/09/2021 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Foltorja e Sali Berishës po shtegëton nga një qark në tjetrin. Diskursi i foltores e ka krijuar profilin e vet. Si edhe herë të tjera, Folësi prej foltores na sjell në kujtesë një pllakë gramafoni të cilën e kemi dëgjuar shumë e shumë herë. Kujtoni..8 dhjetor 1990. I paftuari Sali Berisha vjen nga zyra e Ramis Alisë,  hypën në podiumin demostratës në Qytetin e Studentit, përshëndet shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike. Edhe pse për herë të parë, mjeshtërisht aktroi hipokrizinë, sarkazmën dhe pandershmërinë ndaj studentëve, Partisë Demokratike të sapo krijuar dhe Ramis Alisë

Qysh në nisje, pragmatisti Sali Berisha, ua futi ujin nën rrogoz të gjthëve! Dhe pas 31 viteve Sali Berisha mbetet po ai, Sali Berisha. Nga Foltorja e tij fshikullon metafora dhe sarkazma përmes pyetjes: “Pse SHBA vlerëson pabesinë?”. I bie pragut të dëgjojë dera: i bën apel retorik SHBA!.. Përpiqet që damkën e vesit të pabesisë së vet t’ia faturojë SHBA. Sipas Folësit kuptoni: ”..me te pabesin (Lulzimin) merret i pabesi(SHBA)!”.. Urrejtja ndaj SHBA është një maraz i vjetër e i pa tretur për Saliun. E më tej për të vënë kujën.

Vrasësi i votës së lirë bërtet:”Vota e lirë është shpëtimtare”! Sarkazëm therëse. Kë dhe nga se do ta shpëtojë vota e lirë në rastin konkret?! Saliu është antar i PD, është antar i forumeve të PD, është ligjërisht deputet i Grupit Parlamentar të PD. Saliu i ka të gjitha. Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk ka çfarë ti kthejë apo ti shtojë Saliut. Por kuvendi i duhet që ai të resaturojë lavdinë e humbur dhe krenarinë e nëpëkëmbur. Dhe, si gjithnjë, ai e fsheh qëllimin e vërtetë të aksionit.

Karshillëk ndaj SHBA: “Unë jam Sali Berisha. Në s’më njihni, do të më shihni!..”. Duket se vërtet ka ardhur koha që SHBA dhe shqiptarët ta shohin e ta njohin mirë njeriun Sali Berisha. Përmes një hipokrizije të shpifur, për mardhëniet e tij me Lulzim Bashën, i përrallis demokratët: ” Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike…. Nuk e njifja këtë… ”. Hiper hipokrizi, deri në pafytyrësi komunikimi me mbështetsit. Lulzim Basha nuk erdhi nga rruga në PD dhe atje nuk u rrit për një ditë. Ai e mori drejtimin e PD përmes një procesi zgjedhor nën flamurin dhe bekimin e Sali Berishës. Çfarë ai tashmë deklaron, vë në dyshim shumë gjëra. Nëse është kështu, koha do të na sjellë të tjera xhevahire nga kampi i demokratëve! Një tallje ezopiane vjen për karrike thyerit e PD: “Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shihja njëri pas tjetrit se si largoheshin, por…”. Epitaf i merituar për karrike thyerit që jargaviten pas Saliut për ndonjë kockë.

Përtej të gjithave vjen kërcënimi që Saliu i bën Lulzim Bashës përmes zhargonit folklorist-metaforik: “Peng Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi!”. Dy fjali, shumë mesazhe. Kërcënohet Basha, kërcënohet e përgojohet edhe kush ia solli Bashën. Me “zemërgjerësinë” kapos së kupolës, iu jep kohë për reflektim. Iu kujton se PD ka qenë, është dhe do të jetë e Sali Berishës. Kush ka provuar t’ia marrë, ka thyer qafën. Nëse nuk ka reflektim, do të plasij gjylja e madhe e Plakut Mere! Dhe at’here… o burra kush të mund të shpëtojë, si i thonë: O gomari, o i zoti! Çudia më e madhe janë brohoritjet që auditori i rrudhur i foltores i jep atij. E dinë që Saliu tjetër thotë e tjetër mendon, i gënjen ditën për diell. Dhe prapë e brohorasin, e duartrokasin, e adhurojnë… O zot po i fale, shpëtoji nga “hipnoza”!

Next Post
“Po merr veten në qafë për kokë të kalamajve”/ Ja si e priti Edevaldo Haxhiu turkun milioner në Rinas

“Po merr veten në qafë për kokë të kalamajve”/ Ja si e priti Edevaldo Haxhiu turkun milioner në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

August 5, 2026
Doktor Cubi

Doktor Cubi

August 5, 2026
Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

August 5, 2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com