• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vendi ku nuk vdes kurrë”/ Një rrëfim shqiptar në Greqi

by Java News
29/09/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nuk shkruan në gjuhën shqipe, në librat e saj ajo udhëton në kohë të jetuara në këtë vend. Udhëtimi bashkë me nënën dhe gjyshen, për të takuar babain në burgun e Spaçit dhe rruga e gjatë drejt rritjes duke provuar në lëkurë dhunën shumëplanëshe të regjimit duket se kanë lënë gjurmë në kujtesën e saj. Këto përjetime në Shqipërinë e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës, Ornela Vorpsi i sjell të rrëfyera në librin “Vendi ku nuk vdes kurrë”.

Pikërisht, kjo histori patriarkale shqiptare dhe realiteti i dhunshëm i asaj kohe ngacmoi edhe imagjinatën regjisoriale të Enke Fezollari, regjisor dhe aktor i lindur në Shqipëri, por rritur në Greqi, i cili do ta sjellë mbrëmjen e sotme historinë e këtij libri në skenën greke në Teatrin “Stathmos”.

“Veprën e lexova në vitin 2009 në greqisht dhe më tensionoi shumë. Qava, qesha, ishte një libër i cili më lindi sentimente dhe ndjeva shumë gjëra si fëmijë që kisha kaluar kohë në Shqipëri në një dimension tjetër, domosdo jo si Ornela. Kaluan vitet dhe e kisha vite në mendje këtë projekt që nga viti 2011. Për mua është një libër dhe një histori e popullit tonë, një pasqyrë, historia patriarkale shqiptare, regjimi, vuajtjet, ka shumë humor dhe dhimbje, ka problemet që ka populli jonë. Këto detaje më rrëmbyen, prandaj vendosa ta bëj këtë libër në skenë”, rrëfen për Gazetën “Si”, regjisori Enke Fezollari, ndërsa shton se “Vorpsi me këto rrëfime jep një grusht tek sistemi politik i Hoxhës, tek patriarkalja shqiptare, është një himn për femra, sjell përballë marrëdhëniet familjare dhe dalin problematikat e tyre…”

Aktori dhe regjisori 40-vjeçar, i cili lindi dhe kaloi 12 vitet e para të jetës së tij në Shqipëri dhe që atëherë jeton, studion dhe punon në Greqi rrëfen për Gazetën “Si”, edhe arsyen pse vendosi që këto histori dhe dramën shqiptare gjatë viteve të regjimit ta sillte në Greqi.

“Strukturat patriarkale kanë tronditur vitet e fundit, na kanë shkatërruar. Edhe në Greqi, mos kujtoni se janë bërë ndryshime të mëdha sociale. Vitet e fundit gratë kalojnë shumë vështirësi, vitet e fundit kemi shumë vrasje ndaj grave. Komuniteti grek nuk njeh historinë tonë dhe kjo shfaqje i jep mundësinë ta mësojë, dhe t’i tregojmë se çfarë kaluam”.

Ai vë në pah se “shqiptarët janë shumica më e madhe e emigrantëve dhe kemi për detyrë t’i japim publikut grek një vepër, e cila kalon kufirin. Kjo është një sfidë për ne”.

E veçanta e kësaj shfaqjeje sipas Fezollarit është edhe bashkëpunimi kulturor, me aktore shqiptare dhe greke.

“Jam i gëzuar që për herë të parë do luajmë një shfaqje me një aktore shqiptare dhe dy aktore greke, një bashkëpunim kulturor, i cili flet për gruan në sistemin patriarkal dhe për diktaturën që shembi tërë ato jetë, flasim me lirinë. Është një dhuratë libri i Ornelës për komunitetin shqiptar në Greqi dhe për grekët. Emocionet janë të forta. Nëpër prova kemi qarë shumë, na preku libri dhe jam krenar që merrem me këtë projekt”.

Aktorja shqiptare që do të luajë në këtë shfaqje është është Vefi Redhi, që shumëkush mund ta kujtojë rolin e saj te komedia “Shi në Plazh”.

Përpos temës kryesore që janë mekanizmat e përdorura nga superstruktura të shtetit diktatorial në përçudnimin e individit dhe shpirtit njerëzor qysh në fëmijëri, regjisori thotë se ndërthuren edhe tema të tjera të rëndësishme, si agresioni shoqëror ndaj bukurisë, brishtësisë, dhe pafajësisë.

Regjisori Enke Fezollari

Për të këto janë tema për të cilat assesi nuk mundet të mos ngrinte zërin.

“Në shfaqjen ‘Vendi ku nuk vdiset kurrë’ do gjejnë copëza nga jeta gjithsecili. Libri kap temat e abortimit në atë kohë, flet për të burgosurit, për kampin e përqendrimit në SPAÇ, flet për imoralitetin që shoqëria jepte tek femrat, flet për meshkujt që gjithmonë thonë se vajzat e bukura janë amorale, flet për ushtrinë që shkonin vajzat, flet për edukimin e kohës së regjimit dhe propaganda që Shqipëria është një vend parajsë”.

Regjisori shqiptar do të zbulojë se në datën 27 tetor do jetë e pranishme edhe vetë shkrimtarja për ta parë shfaqjen, ndërkohë sonte në premierë do të jetë e pranishme edhe ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.

“Ornela Vorpsi do vij enkas për të parë shfaqjen dhe do bëjë dhe një diskutim me publikun”, përfundon ai.

Me këtë histori personale të një shkrimtareje që sjell realitetin shqiptar, artdashësit grekë dhe shqiptarë do të mund të shohin pamje të një vendi që pak e njohin, një vend që përmes hirit të diktaturës tenton të rigjenerohet, një vend që nuk vdes kurrë…/m.j

Next Post
Vrasësi i policit është djali i një babai të dhunshëm/ Kur ishte 9 vjeç Aldi Rama pa nënën të torturohej nga i ati

Vrasësi i policit është djali i një babai të dhunshëm/ Kur ishte 9 vjeç Aldi Rama pa nënën të torturohej nga i ati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com