• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi bosh i opozitës…

by Luljeta Progni
03/05/2016 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Progni

Të përcjellësh frymë në elektoratin e një organizate politike nuk është kaq e thjeshtë sa iu duk Lulzim Bashës, kur mori drejtimin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike është drejtuar që prej themelimit me autoritetin e një udhëheqësi të padiskutueshëm dhe hijet e tij nuk mund të largohen aq shpejt. Për më tepër, kur Sali Berisha ende nuk ka bërë ndonjë hap prapa në protagonizëm, ndërsa Basha duket më shumë si një anëtar forumi i kësaj partie sesa si kryetar i saj. Berisha vazhdon të orinetojë  debatin e opozitës në Kuvend.

Në këto kushte sfida e Bashës nuk është aspak e lehtë. Akoma më të vështirë ia bëjnë njerëzit që ai ka mbledhur rreth vetes, sidomos të rinjtë me të cilët pretendon të krijojë frymën e tij në PD. Ditët e fundit, në media është publikuar një debat në kryesinë e PD-së, ku shefi i sapozgjedhur i Departamentit për Aksionin Qytetar në PD, i cili është përpjekur shpesh herë të tërheqë vëmendjen e kamerave, guxoi të përballet me “të vjetrit” e PD-së, siç i quan ai, ish-drejtues e ish-ministra të qeverisë Berisha. Shefi i ri ka kundërshtuar madje zgjedhjen e ish-ministrave të PD-së në krye të aksionit politik të opozitës në degët e rretheve të Shqipërisë. Sipas tij ish-ministrat nuk mund të marrin përsipër këtë rol, sepse shkatojnë kosto elektorale për Partinë Demokratike, meqë janë shkaktarët e humbjes në zgjedhjet e 2013 e më pas të 2015. Deri këtu është në rregull. Por, shefi i ri nuk e fsheh se i intereson më tepër zëvendësimi i kësaj “kaste të vjetër” të PD-së, e vlerësuar si e tillë prej tij dhe me shumë gjasë edhe prej Bashës.

Cili nga këta shefa të rinj merr përsipër të zëvëndësojë në këtë rioarganizim Arben Imamin, Genc Rulin, Arben Ristanin, Genc Pollon, e të tjerë? Pra, duhet që dikush të udhëheqë aksionin politik të opozitës, riorganizimin e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. A mundet që produktet e lobimit të disa biznesmenëve ta udhëheqin këtë fushatë jetike për të djathtën?! Me shumë gjasë jo, sepse ata nuk kanë fituar ende tiparet e politikanit që bëhet pjesë e lidershipit të një partie. Janë veç disa të rinj që pretendojnë të jenë të mirëshkolluar. Por kaq nuk mjafton. Duhet më shumë për të marrë përgjegjësi dhe krijuar frymë në një parti politike.

Basha gjendet mes dy palëve në PD. Nga njëra anë “kasta e vjetër” e akuzuar nga të rinjtë se janë kosto për PD-në, pasi përmes korrupsionit e çuan partinë në humbje dhe e dyta të rinjtë rreth Bashës të katapultuar në forume pa angazhime konkrete në politikë dhe anonimë në fushat publike nga vijnë. Ata ende nuk kanë kaluar fazën e parë, atë të përballjes në debate me kundërshtarët për të bindur qytetarët se kanë aftësitë prej politikani për të zhvilluar beteja politike në terren.

A mund të kishte PD të tjerë të rinj dhe nuk është fjala për të rinj në moshë?! Patjetër që po dhe ky është problemi i Bashës. Ai zgjodhi njerëz me profil të ulët publik pa bërë ndonjë shpjegim pse. (Ka nga ata që thonë se Basha ka frikë nga njerëzit me profil të lartë publik, por ky është veçse një thashethem mesoresh të zyrave “të vjetra” të Partisë Demokratike). Por, është fakt se të rinjtë që i janë bashkuar, pa i paragjykuar kanë profil të ulët ose minimalisht janë në fazat e para të angazhimit të tyre në politikë, ndaj do të duhet shumë kohë të ngjallin besim në opinionin publik.

Ndaj deri atëherë PD-së i duhet të përballet në zgjedhje dhe nuk ka kohë të presë derisa ata të rriten. Një tjetër zgjidhje do të duhej të kishte kërkuar Basha. Është e pamundur të bindë se në Shqipëri nuk ka personalitete të fushave të ndryshme që do të donin të afroheshin në PD. Patjetër që ka me shumicë, por ata nuk janë ftuar t’i afrohen PD-së. Ata nuk janë përfillur kurrë nga udhëheqja e kësaj partie. Ka nga ata që e justifikojnë këtë mungesë me rendjen e të gjithëve pas fituesit. Por, jo nuk është e vërtetë. Është pa logjikë të dalësh në përfundimin se të tërë mendjet në Shqipëri janë rreshtuar me pushtetin, se kjo do të ishte fatalitet. Thjesht ata nuk janë qasur fare nga Partia Demokratike dhe vazhdojnë të qëndrojnë larg politikës të paangazhuar.

Për më shumë se tre vjet, Basha u përpëlit me udhëzime gjithëfarëllojesh për riorganizimin e partisë, përmes një modeli të ri organizimi dhe sot pas tre vitesh jemi në pikën zero. Basha është në krye të një grupi që nuk ngjall frymë. Gjatë këtyre tre viteve PD nuk e ndryshoi dot imazhin e saj tek qytetarët. Me shumë gjasa do të vazhdojë kështu deri në zgjedhje, sepse të rinjtë patën tre vjet kohë dhe nuk u maturuan dot. Tash, deri në zgjedhje ka mbetur shumë pak kohë për të parë aq shumë rezultate sa të krijohej një frymë të re në Partinë Demokratike.

Ndaj dhe Basha nuk ka shumë zgjedhje dhe është i dënuar të vazhdojë të bashkëpunojë me ata që ndoshta nuk do të donte më t’i kishte në krah. Basha duket se do të shfaqet në zgjedhjet e ardhshme me kastën e vjetër të Partisë Demokratike që vazhdon të ecë në politikë përmes frymës së liderit historik Sali Berisha, frymë në të cilën merr oksigjen dhe Basha.

27.al

Next Post

Dylgjeri: Blloku, aty ku pi kafe "Byroja e Hetimit" dhe "Byroja e krimit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In