• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi bosh i Kosovës në Air Albania

by Ilir Yzeiri
14/06/2022 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Qysh prej kohës që Albin Kurti shfaqi protagonizmin e tij primitiv dhe fshataresk për t’iu imponuar skenës politike shqiptare të Shqipërisë me marshimet e tij qesharake dhe karikaturore, me profilin fizik prej studenti të ardhur nga vise që nuk e njohin qytetin si vend ku jetojnë njerëz të lirë, pra, qysh prej marshimeve të tij nëpër rrugët e Tiranës apo në Lezhë e në Gjirokastër për të mbledhur vota në 25 prill kundër qeverisë dhe PS-së së Edi Ramës, e kuptova se Shqipëria dhe Kosova po hynin, për fat të keq, në një gjendje konflikti dhe konkurence joprogramore, por etnike.

Albin Kurti i frustruar nga shpërfillja e përgjithshme e qytetarëve të Shqipërisë e projektoi mendësinë e tij katundareske në një përplasje me Shqipërinë duke dashur me këtë rast të ridimensionojë mitologjinë tonë kombëtare ku Shqipëria shihej gjithnjë si dheu amë. Albini e çmontoi këtë mitologji dhe këtë imazh kolektiv mbarëshqiptar dhe tani ka rindërtuar një mit tjetër: atë të Shqipërisë tradhtare dhe të Edi Ramës si kryetradhtar. Kjo narrativë e tij që mbështetet nga llumi më i zi dhe më i ndyrë i shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, është çmimi i pamerituar për faktorin shqiptar në Ballkan. Mirëpo Albinit kjo nuk i intereson.

Ai nuk e sheh faktorin shqiptar si një rezultante të historisë dhe të traditës së gjatë në të cilën traditë Shqipëria përfaqëson trupin dhe Kosova dhe vise të tjera pjesë të këtij trupi. Albini e ka varrosur idealin kombëtar dhe në vend të tij ka rindërtuar kinse mitin e rishkrimit të historisë apo e bërjes së historisë me forcat e veta. Pasi i mashtroi shqiptarët e Kosovës se ai do ta bënte Kosovën të pavarur nga të gjithë, se do të vendoste reciprocitetin me Serbinë, se do ta ngrinte dinjitetin e Kosovës në rangun e një vendi të pavaruar, ai nuk bëri tjetër por veçse ndërtoi dy identitete.

Në njërën anë ka lejuar që gjithçka në marrëdhëniet tregtare të shkojë si më parë mes Kosovës e Serbisë, dhe në anën tjetër jo vetëm që nuk e ka ulur me këmbë në tokë Vuçiçin, por është ulur vetë me brekë ndër këmbë në tavolina në Berlin dhe ka nënshkruar marrëveshje me të, si ajo e energjisë që janë katastrofike për Kosovën.

Albini përfaqëson kështu anën më të errët të shqiptarëve që kanë qenë ndonjëherë në krye të punëve qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri.

Këto ditë, pas gjestit prej një cuce instagrami të Vjosës presidente, të gjithë ia kanë përmendur Albinit se askush në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës nuk i ka katandisur më keq këto se ti Albin.

Mirëpo, këtu, është rasti të kujtohemi edhe për diçka tjetër. Ky njeri ka qenë politikani më i zellshëm që në platformën e tij kishte bashkimin kombëtar dhe si simbol flamurin kuq e zi. Këtë narrativë që përdorte atëhere kur hiqej si revolucionar tani jo vetëm që e ka harruar, por unë dua të mendoj se ai e ka përdorur për ta diskredituar atë ideal. Sepse duke e bërë mall për tregun e politikës së ditës ai e konsumoi veten si një tregtar i keq. Nëse kujtohemi sot se çfarë bënë gjermanët kur u bashkuan, mund të sjellim në vëmendje se ata kurrë nuk folën për bashkim kombëtar, thjesht u bashkuan.

Sot avioni Air Albania do të udhëtojë drejt Kievit dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do të takohen me presidentin martir të Ukrahinës Volodimir Zelenskyi. Albini do të tregojë përralla në Prishtinë për miqtë e mëdhenj dhe rritjen ekonomike, por do ta ketë të vështirë të harrojë peshën që ka ai fluturim. Unë e di që Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, e di që ndoshta ai vend nuk ka qenë ashtu siç do të donim ne të ishte me të, por, ama, ai vend po lufotn me armikun historik të shqiptarëve që janë rusët.

Ata shqiptarë të ndërkryer në Kosovë që shqyejnë rrjetin duke sharë e fyer cilindo që u prek Albinin apo Vjosën, si nuk u kujtuan të krijojnë një formacion dhe të shkojnë të luftojnë rusin, atë armik që ka shenjuar e shenjon në mitologjinë tonë burimin e fatkeqësive etnike. Si ka mundësi që shqiptarët jo vetëm në Kosovë se ka pasur edhe nga Shqipëria, u bënë të famshëm duke luftuar në krah të ISISI-it si ai Muhaxhiri që u priste kokat anglezëve dhe nuk u «ndezën» nga zjarri patriotik për të luftuar kundër rusëve siç kanë bërë amerikanë, anglezë e plot banorë të tjerë të Europës?

Këta patriotë të mëdhenj që kanë shpallur Shqipërinë armike dhe Edi Ramën tradhtar a e dinë se janë bërë qesharakë, provincialë dhe të pabesueshëm? A e kuptojnë ata se kështu një ditë Albini do ta shpallë si platformë dhe si synim politik që me Shqipërinë vetëm marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, se ne nuk jemi Shqipëria, jemi … e di Albini se çfarë.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Konferenca antikorrupsion, si një përpjekje për ti nxjerrë frikën vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

March 27, 2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

March 27, 2026
Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

March 27, 2026
Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

March 27, 2026
Serbia, akoma me pasoja nga eliminimi në grupe! sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: Provokacija

Serbia, akoma me pasoja nga eliminimi në grupe! sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: Provokacija

March 27, 2026
“Kash Patel është hakuar nga një grup i lidhur me Iranin”, FBI: Nuk janë cenuar informacionet qeveritare

“Kash Patel është hakuar nga një grup i lidhur me Iranin”, FBI: Nuk janë cenuar informacionet qeveritare

March 27, 2026
“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In