• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendet që nuk duhet t’i vizitoni kurrë (rreziku për të humbur jetën është shumë i lartë)

by Java News
09/02/2017 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Planeti jonë është një vend i bukur dhe mahnitës, i cili asnjëherë nuk pushon së na befasuari me mrekullitë e veta. Planeti Tokë është shtëpi e shumë maleve të bukura, vullkaneve, liqeneve, shkretëtirave të pafundme etj.

Por, pavarësisht se sa i bukur është ky planet, asnjëherë nuk duhet të harrojmë se sa e rrezikshme mund të jetë natyra. Ne iu sjellim disa nga vendet më të rrezikshme në botë të cilat nuk duhet t’i vizitoni.

Lugina e Vdekjes, SHBA

Nëse Toka do të ishte shtëpi, Lugina e Vdekjes do të ishte kamina e saj. Kjo shkretëtirë e mban rekordin për temperaturat më të larta që janë regjistruar në planet, rreth 56,7 celsius. Pavarësisht se sa i fortë jeni, rrezet e forta të diellit dhe i nxehti i Luginës së Vdekjes do t’ju lodhin shumë shpejt.

Pa ujë, në këtë vend mund të jetoni vetëm 14 orë.

Shkretëtira Danakil, Ertirea

Temperatura si të furrës që zakonisht arrijnë 50 gradë celsius, vullkane të shumta aktiv, gejzerë që pështyjnë gaze toksike… Këto janë karakteristikat e këtij vendi, ku shumë njerëz e quajnë edhe si “Ferri në Tokë”, transmeton Telegrafi.

Vullkani Sinabung, Indonezi

Ky është vullkan aktiv i vendosur në ishullin indonezian, Sumatra. Shpërthimet e vullkanit ndodhin shpesh dhe mijëra njerëz mbesin pa strehë. Qytetet dhe fshatrat në afërsi janë mbuluar me lavë dhe hi disa herë.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur me 27 shkurt të vitit 2016.

Iha da Quiemada Grande (Ishulli i Gjarpërinjve), Brazil

I fshehur diku në brigjet e Brazilit, ky ishull njihet si një ndër vendet më të rrezikshme në planet. Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë pasi që ky vend është i mbushur me një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Hulumtuesit kanë bërë të ditur se gjenden rreth 5 gjarpërinj për metër katrorë në këtë ishull.

Qeveria braziliane i ndalon vizitat në këtë ishull!

Parku Madidi, Bolivi

Në pamje të parë mund të duket si vend i përshtatshëm për të nxjerrë fotografi të bukura, por në fakt ky vend është shumë i rrezikshëm.

Pse? Sepse është shtëpi e faunës më agresive dhe helmuese në botë. Kontakti me çdo bimë në këtë park mund të shkaktoj puçrra, marramendje. Ndërsa, çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet me parazitët tropikal, transmeton Telegrafi.

Bikini Atoll, ishujt Marshall

I humbur diku në oqean, ky ishull duket si parajsë, apo jo? Mirëpo, Bikini Atoll ka qenë shtëpi e një numri të madh të testimeve nukleare që e kanë kthyer këtë ishull të bukur në tokë radioaktive. Banorët e këtij ishulli janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi që vendi është i rrezikshëm për organizmat për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit që mund të shkaktoj kancerin.

Next Post
VIDEO/ E kapur në kamera! Momenti kur shpirti del nga trupi?

VIDEO/ E kapur në kamera! Momenti kur shpirti del nga trupi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com