• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendet e lira, shanset për të fituar Universitetin nga maturantët në raundin e dytë

by Java News
29/08/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende pa nisur regjistrimi në Universitete, janë me qindra kuota të lira, për shkak se një kandidat ka fituar disa degë njëherësh. Vetëm në Fakultetin Ekonomik sot janë 350 kuota të lira. Për këto arsyje Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që të jenë të kujdesshëm me aplikimin në raundin e dytë, pasi shancet për të fituar janë të mëdha, si për ata që nuk kanë fituar asnjë degë, qoftë për studentët që presin të fitojnë një degë më të mirë. Me përfundimin e regjistrimeve në raundin e parë, në datën 15 shtator nis aplikimi me raundin e dytë. Por cilat janë hapat që duhet të ndjekin kandidatët?

Raundi i dytë

Nga data 15-20 shtator do të bëhet aplikimi onlinë me raundin e dytë. Pas kësaj date, IAL – të mund të shkarkojnë nga portal U – Albania, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre: listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur këto programe studimi; notat e të gjithë viteve të shkollës së mesme; rezultatet e provimeve të maturës shtetërore; mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme; mesataren e provimeve të maturës shtetërore; mesataren e përgjithshme të llogaritur sipas VKM nr. 216, datë 20. 04. 2018; indekset e profileve të shkollave të mesme.

25 shtator-26 shtator

Brenda kësaj date, IAL – të afishojnë listat e fituesve, i ngarkojnë elektronikisht në portalin U – Albania dhe i përcjellin një kopje QSHA. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit vetëm në këtë datë. IAL duhet të shprehen me vendim brenda 24 orësh dhe brenda datës 28 Shtator duhet të dërgojnë listën e vendimeve mbi ankimimet. Aplikanti ka të drejtë të çregjistrohet nqs është regjistruar diku tjetër dhe të regjistrohet aty ku është shpallur fitues pas ankimimit vetëm në datën 7 Tetor.

27-shtator-22 tetor

Fituesit mund të regjistrohen gjatë kësaj periudhe të ndarë në 5 faza 48 – orëshe, me dokumentacion pranë sekretarive mësimore, në orarin 08:00 – 16:30. Nëse aplikanti nuk regjistrohet Brenda fazës 48 – orëshe, ai e humbet këtë të drejtë përveç IAL – ve që kanë më pak kandidatë se kuota dhe atyre që nuk aplikojnë kritere shtesë përveç mesatares. Tek këto IAL e drejta e regjistrimit ruhet gjatë gjithë kësaj periudhe. Pas çdo faze zbret vija e kuqe. Për programet që ska më aplikantë në pritje, rikthehen në garë fituesit e renditur më lart, nqs nuk janë regjistruar ende në programe të tjera. E drejta e çregjistrimit, Brenda ditës. Datë 9 Tetor i përcillet QSHA dhe RASH nga IAL, lista e kandidatëve të çregjistruar në format elektronik dhe hard copy. 22 tetor: Brenda kësaj date, IAL – të i përcjellin QSHA dhe RASH, kopjen elektronike dhe në hard copy të regjistrimeve përfundimtare të raundit të dytë dhe kuotat e paplotësuara.

Raundi i tretë 

9 – 13 Tetor: IAL-të vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet portalit U-Albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e dytë. Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi. IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave. Procedurat për regjistrimin e kandidatëve përcaktohen nga njësitë kryesore të IAL-ve. Në rast se përfundon e gjithë lista e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe mbeten kuota të paplotësuara në programet përkatëse të studimit, njësitë bazë në institucionet e arsimit të lartë, përzgjedhin kandidatët fitues sipas kërkesave të depozituara nga kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, pavarësisht përzgjedhjeve në raundin e parë apo të dytë.

15 – 18 Tetor: Kandidatët përzgjidhen dhe rankohen nga njësitë bazë dhe miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore.
19 – 20: Tetor Kryhet regjistrimi i kandidatëve fitues, sipas përcaktimeve të mësipërme.
29 Tetor: Brenda kësaj date, IAL – të i përcjellin QSHA dhe RASH, kopjen elektronike dhe në hard copy të regjistrimeve përfundimtare të raundit të tretë.

30 Nëntor: IAL dërgojnë listat e plota në QSHA për matrikullim.
31 Dhjetor: QSHA dërgon në IAL listat e plota me numrat përkatës të matrikullimit.

Regjistrimi në raundin e parë

Në datat 30 gusht deri në 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët të cilët janë shpallur fitues në Raundin e parë mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacionin në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programet e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, nga ora 8:00 deri në orën 16:30. Periudha 30 gusht deri në 12 shtator 2018 është e ndarë në 7 faza 48 orëshe. Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet të regjistrohet brenda 48 orëve nga momenti kur është shpallur fitues. Nëse nuk regjistrohet brenda ketij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë fazë. Këto faza zhvillohen deri në plotësimin e kuotave në datën 12 shtator 2018. Nëse ngelen kuota bosh, për to do të konkurohet në fazat në vijim pas raundit të parë. Për ndjekjen e procedurave të 7 fazave 48 orëshe, do të publikohen udhëzime në faqet e Ministrisë së Arsimit dhe U-Albania. Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi përvec nxënësve dhe studentëve të shkëqlyer.

Dokumentet

Për regjistrim (mund ti dorëzoni personalisht ose nëpermjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion:

– dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
– fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
– deklaratën të cilen e gjeni në udhezimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni te sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.

Pas deklaratës së shkruar bëhet regjistrimi menjëherë në portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti në dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit. Nesë nuk regjistroheni brenda afateve humbisni të drejtën e aplikimit në raundin e parë dhe keni të drejtë të aplikoni në raundin e dytë

a.ç

Next Post
Gjeni dhe ‘të çmendur’; Nëntë histori të çuditshme të shkencëtarëve të mëdhenj

Gjeni dhe 'të çmendur'; Nëntë histori të çuditshme të shkencëtarëve të mëdhenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com