• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vendet e Ballkanit nga korriku pa tarifa për roaming

by Java News
06/03/2021 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Kosovës, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut në kuadër të telekomunikimit, siç janë thirrjet e realizuara ose të pranuara dhe mesazhet, thuhet në një përgjigjje të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

Kjo do të ndodhë në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë). Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është paralajmëruar se do të zbatohet me 1 korrik 2021.

Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

ARKEP: Shpejt përmbyllet legjislacioni i nevojshëm për fillimin e zbatimit të fazës së dytë

Zyrtarë të ARKEP-it kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se “nuk ka shtyrje të afateve të parapara për zbatimin e marrëveshjes së roamingut”, kështu që ajo pritet të fillojë të zbatohet në afatin e caktuar.

“Më 14 shkurt 2021 ka përfunduar konsultimi publik i draft -rregullores për zbatimin e politikës së drejtë dhe për metodologjinë e vlerësimit të qëndrueshmërisë së heqjes së tarifave të roamingut me pakicë për marrëveshjen e roamingut në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore pritet të miratohet së shpejti, me çka do të përmbyllet legjislacioni i nevojshëm për fillimin e zbatimit të fazës së dytë, respektivisht heqjen e tarifave të roamingut nga data 1 Korrik 2021” thuhet në përgjigjjen e këtij institucioni.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit.

Zbatimi i kërkesës është ndarë më pas në dy faza, faza e parë në vitin 2019 dhe faza e dytë më 2021.

Lluka: Faza e parë e marrëveshjes është zbatuar me sukses

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ka thënë në një postim në rrjetin social Facebook më 23 shkurt të këtij viti, se “nga 1 korriku 2021 tarifa roaming në Ballkan do të jetë zero”.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal merret me bashkëpunimin mes vendeve të Evropës Lindore, që synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, zyrtarë të ARKEP-it, thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me operatorët, përmes dhënies së udhëzimeve përkatëse për zbatimin e tarifave.

Edhe zyrtarë të Telekomit të Kosovës, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se pas fillimit të zbatimit të fazës së parë, “në vazhdimësi janë mbajtur takime me rregullatorin dhe komunikime me partnerë të tjerë” thuhet në përgjigje të zyrës se informimit të Telekomit të Kosovës.

Ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, në kohën kur është nënshkruar marrëveshja ka qenë Valdrin Lluka. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se beson që operatorët e telekomunikacionit janë të gatshëm të fillojnë zbatimin e marrëveshjes në muajin korrik.

Sipas tij, faza e parë e marrëveshjes është zbatuar me sukses.

“Zvogëlimi i tarifave ka ndodhur, gjë që e kam parë edhe vetë në praktikë. Nuk ka më tarifa marramendëse që kanë ndodh edhe më herët, kur një person ka shkuar në një nga vendet e Ballkanit, ku ka bërë thirrje dhe i kanë ardhur tarifa marramendëse në faturë. Kurse nga 1 korriku, ata mund të flasin me të njëjtat tarifa që flasin brenda territorit të tij”, thotë Lluka.

Bisedimet pritet të nisin edhe me vendet e BE-së

Pikërisht më 1 korrik 2021, kur pritet të eliminohen tarifat për shërbimet e roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor, do nisin bisedimet për të arritur marrëveshje të njëjtë edhe me vendet e Bashkimit Evropian, ka shkruar po në Facebook, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

“Rreth 80% të trafikut në roaming, shqiptarët kryesisht e kanë me vendet e Evropës, por më 1 Korrik nisim bisedimet për të arritur të njëjtën marrëveshje me BE. Sa ndikon kjo në xhepin e gjithsecilit?! Vetëm mendoni që sot për të njëjtin shërbim, qytetarët në Ballkan paguajnë katër herë më shumë se një qytetarë në BE”, ka shkruar Bregu.

Lluka thotë se heqja e çmimeve të shërbimeve roaming me vendet e Bashkimit Evropian ka qenë kërkesë e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim kërkohet angazhim.

“Ky duhet të jetë hapi i ardhshëm që të fillohet dhe të punohet në këtë aspekt. Fillimisht, primare kanë qenë marrëveshjet me Ballkanin Perëndimor, pikërisht për të lehtësuar bizneset që udhëtojnë dhe punojnë në vendet e rajonit, në mënyrë që të kenë më të lehtë komunikimin” shprehet Lluka.

Aktualisht, çmimet për shërbimet roaming për thirrje të realizuara për një minutë janë 5 cent kurse për një mesazh (sms) 2 cent.(REL)

Next Post
7 KORRIK 2020/Ja si do të sillen shenjat e horoskopit

Ja si do sillen shenjat, nesër, më 7 Mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

May 5, 2026
Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

May 5, 2026
Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

May 5, 2026
Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

May 5, 2026
Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

May 5, 2026
Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

May 5, 2026
PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve  Servet Pëllumbi

PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

May 5, 2026
19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

May 5, 2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In