Do të dalin sot përpara Gjykatës për Krimë të Rënda vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko të akuzar si autorë të sulmit mbi policinë në fshatin Lazarat ku humbi jetën efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.
Dy të ndaluarit nuk kanë folur ende për grupin hetimor, pasi kanë kërkuar më shumë kohë për të dhënë dëshminë e tyre.
Sipas policisë ka prova që faktojnë se dy të rinjtë kanë qenë prezentë në vendin e ngjarjes. Ata janë përmendur si organizatorë në dëshmitë e të ndaluarve Xhulio Malo dhe Klodian Selimi.
Një ditë më parë Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat tre të rinj të tjerë të dyshuar si pjesëmarrës ndaj sulmit të policisë.









