• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vëllain e tij e kam mbajtur në shtëpi” / Nëna e Elton Mermalit: Djali nuk kishte hasmëri me Haxhiun, nuk di pse e vrau

by A R
31/10/2023 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

63-vjeçaria Shpresa Mermali, nëna e Elton Mermalit nga Lushnja, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë mbi rrethanat e vrasjes së djalit të saj në 17 Tetor 2021, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Peqinit, buzë lumit Shkumbin.

Shpresa, sot ndodhet në gjëndje të vështirë ekonomike, sëmundjen e rëndë që i ka prekur trupin dhe brengën që e mundon prej kohësh për vrasjen e të birit, Eltonit.

Sipas saj është pikërisht kjo brengë që e ka munduar kaq vite dhe që e solli në këtë gjëndje të vështirë shëndetësore.

Vrasjen e të birit, e ka përjetuar mjaft keq, duke e vuajtur ende dhe sot për të gjetur shkakun dhe arsyet.

Gjatë një komunikimi me telefon me gazetarin e “Ora News” Elton Qyno, Shpresa Mermali shprehet se për shkak të shëndetit jo të mirë e ka të pamundur të flasi në kamera. Por përmes telefonit është e gatshme të s’qarojë se me familjen e Laert Haxhiut dhe babait të tij, Qamilit, nuk ka pasur asnjë lloj hasmërie.

Shpresa Mermali, tregon se familjen e Laert Haxhiun e njeh dhe se me të ëmën e tij, Florën, është takuar disa herë dhe së bashku kanë konsumuar dhe kafe. E pyetur se cilat kanë qënë arsyet dhe pse Laert Haxhiu e donte të vrarë djalin e saj Elton Mermalin, Shpresa në anën tjetër të telefonit thotë se nuk është në gjëndje të shpjegojë këtë gjë, se pse ka dashur ta vrasë dhe cilat kanë qënë arsyet.

Megjithatë, 63-vjeçaria e ka një brengë nënë, brengë në të cilën mundohet të gjejë shkakun e vrasjes së të birit nga grupi i Laert Haxhiut, duke shtuar se:

“…unë me Florën, mamanë e Laertit njihem dhe kemi pirë shumë herë kafe së bashku në Lushnjë. Ditën kur janë vrarë në Lushnjë dy fëmijët Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, Flora, ka ardhur tek dyqani dhe kemi pirë kafe, duke diskutuar për ngjarjen. Në bisedë e sipër i kam thënë Florës se kushdo që ta ketë bërë atë krim edhe djali im po ta ketë bërë, mallkuar qoftë dhe kurrë mos bëftë hajër…. Kam mallkuar se ishte një krim shumë i rëndë, u vranë dy fëmijë. Brenga ime është brenga e nënës që më torturon, se fjalët që i ka thënë Florës dhe mallkimin që bëra atë ditë kur po pinim kafe, mbase Flora më vonë ja ka përcjellë të birit…”,tha Shpresa Mermali.

Sipas 63-vjeçares ata nuk kishin asnjë arsye që të vrisnin djalin e saj, Elton Mermalin.

“…unë i njihja të gjithë familjarisht, nuk kishin asnjë arsye të bënin këtë gjë. Djali im Eltoni, që në fëmijëri ka qënë shok dhe janë rritur së bashku me Luisin, vëllain e Laert Haxhiut. Luisin e kam mbajtur në shtëpi, i kam dhënë bukë së bashku me djalin, pasi e përzinte nga shtëpia ai njerku i tij, Qamili. Luisi, ngelej në rrugë dhe më vinte Eltoni më thoshte “…ta marin o mam në shtëpi…”. Dhe e merrja, i jepja bukë se ishte shok me djalin,” tregoi Shpresa Mermali.

Lidhur me pyetjen se djali i saj ishte i përfshirë në vrasjen Bledar Haxhiut, Shpresa Mermali, tregon se këto janë gjepura dhe shpifje që i bëjnë gazetarët.

“…djali im në vitin kur është vrarë Bledar Haxhiu, ka qënë vetëm një fëmijë 15 vjeç. Si mundet dhe a besoni ju, që një fëmijë 15 vjeç të marë pjesë në vrasje dhe aq më tepër të jëtë krahu i djathtë i Aldo Bares. Donte t’ia dinte Aldo Bare në atë kohë për një fëmijë 15-vjeç si Elton Mermali. Këto janë gjepura që i bëjnë gazetarët për të ngatëruar. Ata që ishin krahu i djathtë dhe i majtë i Aldo Bares, sot gëzojnë pasuri, ndërsa Eltoni Mermali ka një kasolle”, shpjegoi Shpresa Mermali.

/a.r

Next Post
Ngelën pa shtëpi pas konfliktit mes dy ndërtuesve, banorët e pallatit protestë para Prokurorisë

Ngelën pa shtëpi pas konfliktit mes dy ndërtuesve, banorët e pallatit protestë para Prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In