• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vëllai i Shtrazës: Çollakun nuk e vrau Denisi, kanë qenë shok

by Lorenc Vangjeli
30/01/2016 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i Denis Shtrazës, i arrestuar nga policia si i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar, hedh poshtë akuzat ndaj vëllait të tij, duke theksuar se ai kishte njohje me Çollakun, por nuk kishte asnjë konflikt me të.

Në një intervistë për “News24”, Ilia Shtraza thotë se policia kërkon vetëm të bëjë show me arrestimin e vëllait të tij.

“Policia po keqpërdor disa precedent të mëparshëm të vëllait tim, duke e cilësuar si njeri me tendencë të theksuar kriminale.”- deklaroi Ilia Shtraza.

Sipas tij, Denisi Shtraza më 6 janar ka qenë në Tiranë me mikun e tij, Ervin Dalipaj dhe në kthim janë ndaluar nga policia, ku pas marrjes së dëshmive janë lënë të lirë.

Z. Ilir vëllai juaj është ndaluar nga policia si i dyshuar për rrëmbimin e më pas vrasjen e Gazmend Çollakut, Si e gjykoni ju këtë akuzë?
Është një akuzë e padrejtë, sepse vëllai im nuk ka lidhje më këtë vrasje. Dhe provat që janë marrë kundër tij nuk janë të vërteta.
Ku ishte vëllai juaj natën e ngjarjes?
Gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje ka qenë në Tiranë. Pasi është kthyer nga Tirana për në shtëpi i ka ndaluar policia, ka dhënë provat, deklarimet, duke treguar versionin e tyre dhe ka dorëzuar të gjitha provat që i ka kërkuar policia pastaj e kanë lëshuar.
Sa orë ka qëndruar në polici?
Rreth 10-12 orë.
Cfarë u është komunikuar nga policia?
U është thënë thjesht se do u ushtrohej një kontroll. U kanë bllokuar makinën, i kanë verifikuar e më pas i kanë lëshuar.

Në mjetin tip Benz ML me të cilën udhëtonte vëllai juaj policia ka gjetur disa gjurmë gjaku, që janë të njëjta me ato që janë gjetur në kufomën e Gazmend Çollakut
Në radhë të parë vëllai im nuk ka në pronësi asnjë mjet tip ML. Vëllai ka qenë thjesht pasagjer. Për gjakun nuk di ç’të them, nuk është i tij sepse nuk ka pasur as plagë asgjë. Nga inspektimi mjeko-ligjor që u bë nuk kishte shenja, ishte i pastër. Tani në qoftë se i kanë fut vetë kanë bërë ndonjë dallavere është punë tjetër, por pa prezencën e pronarit mjeti nuk mund të kontrollohet. Kështu që ka 22 ditë, që mjeti rri në polici dhe kontrollohet sipas qejfit, bëjnë ç’të duan ata. Se do të bëjë show policia, nuk i mbulon dot gjërat aty ku janë të rregullta, është punë e tyre, por kjo nuk është e drejtë nuk është e saktë dhe është çdo gjë gënjeshtër.
A kishte njohje vëllai juaj me Gazmend Çollakun?
Po ka pasur njohje, kanë qenë shok, janë njohur në burg, u salutoshin edhe kur kanë dalë, nuk kanë pasur asnjë lloj lidhje.
Nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre?
Kurrë, asnjëherë mes tyre nuk ka pasur konflikt, përshëndeteshin, Mirëmëngjes, Mirëmbrëma, si çuna Durrësi.
Sipas policisë, vëllai juaj ka tendenca të theksuara kriminale, si e gjykoni ju këtë cilësim?
Tendencat e vëllait tim, kriminele nuk janë as me armë as me problematikë, që thotë policia. Problemi tij është ky sepse ai ka pas bërë rrahje për shoqëri më shumë, ka ndihmuar njerëzit. Problemi tij ky është, sepse ka hyrë dy apo tri herë në burg dhe është bërë problematik.
Një ndër pistat e hetimit është që vrasja e Çollakut të ketë ardhur pas dy të rinjve të tjerë në Durrës dhe u përfol, se vëllai juaj kishte lidhje me njërin prej tyre, me Ervin Kodrën. Çfarë njohje ka pasur vëllai juaj me Ervin Kodrën?
Të thjeshta, po të njëjta, janë njohur në burg, respekt, kaq. Durrësi është i vogël, shumë shpejt njihen njerëzit. Informacionet, që merren nga policia janë pothuajse gjysmat të rreme, nuk ka lidhje me asnjë prej të dyve. Thjesht shoqëri. Nuk keni hasëm me asnjë në Durrës. Sherre të vogla kemi pasur, por jo me kaq problematikë të madhe. Policia të mos bëjë dallavere dhe rrena, por çdo gjë duhet t’i mbetet gjykatës dhe hetuesisë, të bëhen analizat ta aprovojnë, në qoftë se vëllai im është kriminel le të rrijë në burg, po më këtë mendje që kam unë jo për momentin, sepse është totalisht i pafajshëm, nuk ka lidhje me këtë punë, nuk ka qenë më ata, ka qenë në Tiranë duke u kthyer. Ta vërtetojë hetuesia, gjykata e ka në dorë, të shohim.
ARRESTIMI I DENIS SHTRAZËS
Tri javë pas rrëmbimit në qendër të Durrësit dhe më pas ekzekutimit mafioz të Gazmir Çollakut, një ditë më parë, ka përfunduar në pranga i dyshuari i parë i kësaj ngjarjeje të rëndë, Denis Shtraza. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije, se 33-vjeçari, person me precedentë penalë, u arrestua mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të largohej jashtë vendit.

Referuar të dhënave nga policia, por edhe burimeve zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, mësohet se ka prova të forta që implikojnë Shtrazën (pohohet të jetë anëtar i një bande kriminale) në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 34-vjeçarit Çollaku.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 janar të këtij viti, është shpallur në kërkim dhe ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj. Dje Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 37-vjeçarit, i cili akuzohet për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”. Konkretisht, Dalipaj dyshohet të jetë përfshirë në rrëmbimin e Gazmend Çollakut.

Next Post

Kriza e Kosovës, pasqyrë e mungesës së elitës politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com