• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza e Kosovës, pasqyrë e mungesës së elitës politike

by Lorenc Vangjeli
30/01/2016 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Është kufizuar shumë koha deri në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Deri më tash, dy janë emrat përbërës potencialë të fushatës: zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja aktuale, Jahjaga. Emrat e tjerë as nuk llogariten, për të mos thënë se s’kanë as mbështetjen më të vogël në morinë e tollovisë kosovare.

Por teksa debati mbetet vetëm tek dy emrat, shqetësimi është se si nuk po mundet shoqëria kosovare dhe ajo shqiptare të gjenerojnë emra jashtë politikës, por qoftë dhe brenda saj që të marrin një nderim konsensual. Kuptohet se sistemi aktual nuk të lë: Vendosin krerët e partive, kurse militantëve u mbetet të çajnë ajrin me kartonin “Pro”. Një arsye e dimë të gjithë dhe kjo lidhet me nivelin e dobët të demokracisë, por sot e kësaj dite nuk mund të kuptohet sesi Kosova dhe Shqipëria nuk punojnë ndershmërisht të paktën për riciklimin elitave të tyre politike. Janë të njëjtit kryetarë, të njëjtit protagonistë, që edhe pse kanë të regjistruar gabime pa fund në karrierë, ekzistojnë ende dhe “sfidojnë” veten.

Argumenti këtu nuk është shumë për Shqipërinë, edhe pse ajo është tërësisht brenda saj, por për Kosovën. Të gjithë e dinë se Hashim Thaçi s’mund të jetë më unifikues nëse zgjidhet në një Kuvend, ku opozita parlamentare tani e urren  dhe bjerrja e tij është e plotë. Kurse presidentja aktuale Jahjaga, edhe pse mund të përbëjë një logjikë më të drejtë si zgjedhje, me dobësinë e saj i dha ushqim kësaj tollovie që po jeton Kosova. Ky realitet ka bërë që në Kosovë të mbeten të njëjtit njerëz.

Dikur, vala represive sllave i shpalli luftë reale elitës politike e kulturore, kurse kjo kohë në Kosovë thjesht ka krijuar elita, por të emëruara prej politikës, kryesisht mbi bazë besnikërie dhe militantizmi. Media e shton tollovinë, sepse fjalën e fundit nuk e merr te specialistët, por te politikani dhe specialisti partiak. Kjo ka bërë që pas vdekjeve të Hotit, Rugovës, Xhaferrit, të mos kemi pika reference kaq të spikatura në Shqipërinë Natyrale. E mjer’ të dëgjosh dialogun politik të Kosovës, por mbetet e dhimbshme dhe groteske të ndjesh atë që bëhet në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi! Shoqërisë kosovare, por edhe shqiptare, jo vetëm i mungojnë institucionet funksionale dhe liria e tyre, por po i bjerren edhe kapacitetet e mjaftueshme në ushqimin dhe rritjen e elitave.

Në të shkuarën, Kosova duke jetuar nën ombrellën sllave pati një regjim diferencues ndaj elitës së saj, që gjithsesi e gjeti udhën me emra të shumtë, që për hir të artit dhe shkencës, u ngulën në profesionet e tyre, kurse paslufte elita e re është zëvendësuar me lloj-lloj politikanësh “të fortë”, që sot as nuk duan e as e respektojnë elitën. E megjithatë, Kosova për fat ka plot individë të shquar, ka të rinj të shkolluar dhe mendje që duhet të sponsorizohen për të mirën e saj, e për të keqen e këtij monopoli partiak, që me sa duket do ta mbajë me ciklin e Rozafës dhe më vonë.

Ndaj është trishtim që Kosova është ngulfatur vetëm në dy emra dhe nuk përcjell emra realë individësh, që u dhemb realisht vendi i tyre dhe nuk presin, si në rastin e z. Thaçit, ombrellë nga Gjykata Speciale, kurse në rastin e znj. Jahjgaga, ku ta dish ndonjë zarf tjetër si ai që e zgjoi nga anonime në presidente.

E ashtuqujtura elitë e sotme politike në Kosovë me egoizmin e saj po çon dëm grupe të tëra individësh. Ndaj vazhdon eksodi i të rinjve të arsimuar, që s’mund ta ndjejë angazhimin për ndryshimin e duhur shoqëror në Kosovë. Mu atë që i volitet edhe emrave të sotëm të politikës kosovare, që kanë monopolizuar gjithçka, madje edhe frymën e të ardhmes së të tyre. A ka shpresë?

Nuk është vonë, thjesht duhet pak më shumë shpirt, që politika kosovare të ushqehet me mendje të freskëta dhe jo kaq konfiktuale. Dhe, shembulli mund të jepej që me emrat alternativë të presidentit të ri të Kosovës…

Next Post

Haxhinasto inspekton Ujësjellësin e ri të Sarandës, 6.7 mln euro investime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In