• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vëllai i oficerit të vrarë tregon telefonatën e fundit me Simonin: Më tha nuk do kthehem

by
05/10/2015 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Simon Gjeta ishte i pari që sakrifikonte në operacionet e rrezikshme të FNSH­ve të policisë, për të mbrojtur kolegët. Lajmi për vrasjen në krye të detyrës të oficerit Gjeta, ka mbërthyer në lot e dhimbje familjarët e tij, që banojnë në afërsi të Qytetit të Nxënësve në Tiranë.

Të gjithë ishim mbledhur bashkë dje për të qëndruar për herë të fundit me të. Luigj Gjeta vëllai i madh i Simon Gjetës Duke qenë të vetëdijshëm për natyrën e punës së tij, vëllezërit e

Simonit megjithatë nuk e patën aspak të lehtë ta përballojnë këtë humbje. Vëllai i tij i madh, Luigji, që për pak kohë ka qenë edhe vetë pjesë e forcave speciale RENEA, shprehet se punë të tilla mund të kenë edhe një fund si ai i Simonit. Aq më tepër për atë që, sipas tij, ishte njeri i sakrificës, që për të mbuluar e mbrojtur shokët e tij, ishte gati të merrte përsipër vetë çdo risk.

Ndërsa vëllai më i vogël, Petriti, i cili jeton në Greqi, ka udhëtuar gjithë natën drejt Shqipërisë, sapo është lajmëruar për ngjarjen tragjike. Ai tregon bisedën e fundit telefonike që ka bërë me Simonin, mesditën e së shtunës, kur i tha se atë natë nuk do të kthehej në Tiranë, por do të flinte në repart në Shkodër, pasi kishte shërbim.

Kur e morët vesh atë që kishte ndodhur?

Petriti: Mbrëmë (të shtunën) vonë në darkë, nga ora 22:00­22:30 e kam marrë vesh për ngjarjen, pasi unë vetë jetoj në Greqi. Më mori vëllai në telefon dhe më tha se Simoni ishte vrarë.

Kishit folur me të në telefon atë ditë?

Petrit Gjeta, vëllai i policit të vrarë Petriti: Dje në drekë kam folur me të për herë të fundit në telefon. Më tha se ishte me shërbim në Shkodër. Nuk më tha gjë dhe nuk dija gjë për ndonjë operacion. Por thjesht më tha që ishte me shërbim atje dhe do të kthehej në shtëpi të dielën. Më tha se do të rrinte në repart në Shkodër, sepse kishte disa shërbime për të bërë.

Si e përjetuat këtë që ndodhi?

Luigji: Në shërbime të tilla ndodhin edhe ngjarje si kjo që i ndodhi Simonit. Megjithatë për ne ishte një goditje e rëndë, një fatkeqësi e madhe për familjen tonë.

Sa kohë kishte vëllai juaj që ishte pjesë e Policisë së Shtetit?

Ai kishte 15 vjet që ishte pjesë e Policisë dhe që bënte shërbime të tilla për vendin. Fillimisht ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes si oficer, tani edhe për Ministrinë e Brendshme si pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ai ka qenë një djalë i sinqertë. Shumë i përgatitur dhe njeri i sakrificës. Për të mos lejuar shokët që të lëndoheshin, ai e tregoi veten, doli vetë në ballë. Për fat të keq, shumë punonjës policie kanë rënë në krye të detyrës duke u përballur me krimin. Ju keni ndonjë mesazh për

Policinë, apo edhe për ata që qëllojnë mbi Policinë?

Unë u bëj thirrje të gjithë keqbërësve që përballen me forcat e rendit që të mos i drejtojnë armët nga Policia, pasi ata janë në detyrë dhe duhen respektuar për punën që bëjnë. Ndërsa Policinë dhe të gjitha institucionet shtetërore i falënderoj për nderimet që po i bëjnë vëllait tim. Panorama/

Next Post

Paloka: Gjosha të vijë të japë shpjegime për veton e Çekisë për statusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

“Rrini si pula para të huajve”, Berisha-mazhorancës: Rama po ju përdor si lolo

February 19, 2026
I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In