• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vëllai hero që shpëtoi motrën 15-vjeçare nga martesa në fshatin e Fierit

by Java News
06/11/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në emisionin “E Diela Shqiptare” ishte e ftuar Donalda, një vajzë 15-vjeçare. Ajo është rritur në fshatin Libofsh të Fierit, ku vajzat martohen që 15 vjeç. Jeta e saj do kishte marrë rrjedhë tjetër nëse i vëllai s’do ta kishte marrë me vete në Tiranë.

Ajo ka ardhur në “Ka një mesazh për ty”, për ta falenderuar atë për gjithçka që ajo ka sot dhe për t’i premtuar që do hajë gjithçka që të luftojë aneminë.

Donalda në rrëfimin e saj thotë se për arsye ekonomike e ka lënë shkollën dhe është e vetmja vajzë në fshat që nuk i ka vazhduar studimet. Vëllai i saj studion për Mjekësi dhe i ka mbetur shumë peng kjo gjë. Ajo thotë se ishte një vajzë e mbyllur dhe për dy vite nuk ka dalë pothuajse fare nga shtëpia, për shkak të mentalitetit të fshatit. I vëllai ishte zhvendosur në Tiranë dhe një ditë e kishte marrë në telefon duke i thënë se do e merrte me vete.

“Këtë gjë ia thashë babait si me shaka dhe ai më tha që kjo nuk do ndodhte. Një ditë vëllai erdhi në shtëpi dhe unë u gëzova shumë sepse ai më kishte dhënë fjalën që do më merrte në Tiranë dhe aty pati një debat me babanë. Ai në fillim nuk pranoi sepse tha se unë duhet të qëndroja në fshat sepse njerëzit fillonin e flisnin. Pas shumë përpjekjesh vëllai ia arriti qëllimit dhe unë u nisa për në Tiranë dhe nuk isha kjo që jam sot. Gjërat atje më ndaloheshin, le të themi nga fshati dhe jo nga prindërit e mi. Im vëlla ishte supervizor në një Call Center dhe më mori të punoja aty me të. Ai u habit se sa shpejt i mësoja unë gjërat. Dhe italishten e mësova për një javë. Një ditë shkova tek prindërit me pantallona të grisura, e lyer dhe sapo më pa babi më dha një shikim që unë nuk e prisja”.

Për moderatorin Ardit Gjebrea, Donalda rrëfen se po të qëndronte akoma më gjatë aty do ishte fejuar, duke respektuar traditën e fshatit, ku vajzat fejoheshin nga familja që 15 – 16 vjeç. Vëllai ishte shpëtimi i saj i vetëm.

“Një ditë kur shkova në punë pashë që isha sëmurë dhe i kërkova leje vëllait tim i cili ishte dhe shefi im. Ndjeva një enjtje në gjoks dhe shkova të bëja analiza fshehurazi vëllait. Për këtë gjë unë i kisha treguar një shoqeje e cila më thoshte të mos shqetësohesha sepse ishte diçka e moshës. Ditën tjetër mora leje për të marrë përgjigjen nëse do operohesha ose jo.

Unë vishja vetëm rroba të gjëra që im vëlla të mos e merrte vesh sepse më vinte shumë zor. Kjo shoqja kishte shkuar në zyrë dhe e kishte pyetur tim vëlla për mua dhe ky i kishte thënë se ka marrë leje sepse kishte dalë me shoqet dhe në atë moment ajo i kishte treguar gjithë të vërtetën.

Ai kishte lënë punën dhe kishte shkuar tek kumbara jonë me të cilën jemi shumë të lidhur dhe i kishte treguar problemin tim personal. Në mbrëmje unë shkoj në shtëpi dhe i shtroj darkën e më pas ai shkoi në dhomën e tij pa thënë asnjë fjalë, sepse  i vinte zor ta diskutonim. Në atë moment mua më merr në telefon kumbara ime dhe më thotë se im vëlla i kishte treguar problemin tim. Hyra në dhomë dhe e shikoja që qante e më tha vetëm një fjalë: ‘Më ke ngrënë në besë’.”

Unë kisha rreth një muaj që bëja analiza dhe vizita duke iu fshehur vëllait. Më mbrapa ai më ka mbështetur për çdo gjë.Atë ditë që do merrja analizat për operacionin të cilat dolën pozitive, vjen rastësisht im atë në shtëpi. Duke e parë në fytyrë unë nuk mundja t’ia thoja dhe i thashë vëllait ta bënte. Sapo e mori vesh ai erdhi e më tha që “do bëhesha mirë” e sapo ktheu kokën filloi të qante. Unë e kreva operacionin e gjithçka shkoi me sukses.

Vazhdova punën dhe pas njëfarë kohe u bëra përsëri operacion në këmbë nga thoi në mish. Humba goxha gjak nga të dy operacionet dhe qëndroja gjatë gjithë kohës e zverdhur në fytyrë. Për këtë gjë meqë dhe vëllai studion për Mjekësi donte që të ma bënte ai analizën e gjakut. Kisha tre javë që isha bërë operacion dhe dola me shoqet për kafe. Atë ditë ai më mori në telefon dhe më tha që vija në shtëpi. Kishte gatuar të gjitha gjërat e mia për mua dhe më tha se vuaja nga anemia e theksuar dhe duhet të shtrohesha në spital. Unë nuk haja asgjë, por edhe nëse filloja të haja gjysmën e hidhja në kosh. Kjo gjë zgjati një vit. Kam qenë 60 kilogramë dhe tani jam 49”.

Gjebrea e pyet për ta ngacmuar: “Është i fejuar vëllai? Je xheloze për nusen e tij?”

“Po, ka gjashtë vite i lidhur dhe është fejuar para 2 javësh. Në fillim isha pak, por tani gëzohem kur e shoh atë të lumtur”, u përgjigj Donalda.

“Kam vënë re që im vëlla është dobësuar dhe do filloj të ha për veten time dhe që të mos e shqetësoj më atë”.

Në momentin kur Juliani ulet përballë monitorit ai kishte një parandjenjë që mund të ishte e motra.

“Juli, kam ardhur sot këtu të të falënderoj për të gjitha gjërat që ti ke bërë për mua. Je pikë referimi për mua, nuk dua të të shoh të mërzitur sepse ti i ke bërë sytë e mi të lumtur. Gjëja tjetër është që unë kam ardhur sot këtu të të premtoj që do ha. Nuk dua që ti të lësh veten tënde pas dore për mua, kjo gjë nuk dua që të ndodhë. Dua që ato gjërat e ëmbla dhe ajo dashuri që ti ke për mua të kthehen dhe njëherë tek unë. Nuk do të të gënjej për asnjë gjë të jap fjalën”, tha Donalda

Next Post
VIDEO/ Aksident i frikshëm me motoçikleta në pistën japoneze

VIDEO/ Aksident i frikshëm me motoçikleta në pistën japoneze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com