• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Veliu pret delegacionin britanik: Luftë krimit të organizuar dhe trafiqeve!

by Java News
02/11/2018 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryesuar nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda,

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, si dhe Paul Cockram Oficeri ndërlidhës i Britanisë së Madhe në Shqipëri.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi bashkëpunimin e deritanishëm si dhe forcimi i mëtejshëm i tij, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Veliu ka njohur delegacionin me rezultatet dhe operacionet e fundit të zhvilluara nga Policia e Shtetit si dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive, ku ka një bashkëpunim të ndërtuar dhe të rregulluar me bazë marrëveshjesh dhe memorandumesh mes Ministrive të Brendshme

“Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është shumë me rëndësi për Policinë e Shtetit.

Shkëmbimi në kohë i informacioneve duke hequr disa barriera burokratike, është jetik për luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe terrorizmit. Kemi dhënë prova besueshmërie dhe profesionalizmi gjatë bashkëpunimit me Policinë britanike. Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe për të sekuestruar të gjitha asetet dhe llogaritë bankare që janë përfituar nga veprimtari kriminale”, theksoi Drejtor Veliu.

“Policia e Shtetit është një partner shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar. Vlerësoj krijimin e Task Forcës “Forca e Ligjit”, si një hap pozitiv dhe në rrugën e duhur. Rezultatet e arritura deri sot nga Task Forca janë domethënëse, pasi mbi 170 të arrestuar për këtë periudhë është një rezultat inkurajues për të ecur përpara. Vlerësoj rezultatet e Policisë së Shtetit në tërësi, sidomos kohët e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Do t’ju mbështesim me logjistikë e trajnime e asistencë teknike”, u shpreh Rutman.

a.ç

Next Post
Fatmir Limaj: Po të ishte ligji si duhet, veteranët do merrnin 500 euro në muaj

Fatmir Limaj: Po të ishte ligji si duhet, veteranët do merrnin 500 euro në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Padia e Shoqatës së Gazetarëve ndaj rregullores së GJKKO-së, hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese!

September 23, 2026
Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”!

Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”!

September 23, 2026
Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me intensitet të lartë punimet! Infrastrukturë më e sigurt

Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me intensitet të lartë punimet! Infrastrukturë më e sigurt

September 23, 2026
“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com