Një tjetër pushues mbytet në plazhet shqiptare. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte, në Velipojë aty ku ka humbur jetën F.H, 35-vjeç nga Kosova. Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se ai ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen mes dallgëve.
Njoftimi i policisë
ë datë 20.07.2017, rreth orës 16:15, në Plazh Velipoj, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë shtetasi F. H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se shtetasi F. H. ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor në vendngjarje ku po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
ma.me











