• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Velipoja, 14 kilometra plazh; e preferuara e pushuesve nga Kosova

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 minuta larg qytetit të Shkodrës, plazhi i Velipojës shtrihet në një gjatësi prej 14 km nga grykëderdhja e Bunës, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”. Deti i kristaltë, brezi i gjërë ranor, i njohur për vetitë kurative dhe mikpritja vendase e shndërrojnë Velipojën çdo vit në shtëpinë e mijëra pushuesve. Kryesisht ata vijnë nga Kosova, por dhe Mali i Zi, Italia, Polonia, Serbia, Çekia apo Rusia.

“Jam nga Rusia, sapo kemi ardhur dhe shpresoj të rrij këtu për pesë ditë apo një javë. Kam qenë në Tiranë dhe në Lezhë, më pëlqen Shqipëria. Për Velipojën kam lexuar në internet, në forume, shumë turistë shkruajnë për këtë vend, shkruajnë se është një vend i mrekullueshëm”, thotë një turist rus.

“Vij nga Plave Gucia, Mal i Zi. Jam për herë të parë këtu dhe kam vizituar të gjithë plazhin. Nga atje lart është shumë bukur”, thotë një turist malazez.

Por Velipoja ka edhe pushuesit e saj besnikë, që jo gjithmonë janë banorët e Shkodrës. “Vij nga Tirana. Këtu është shumë bukur, vij shpesh, njerëzit janë shumë të mirë”, thotë një kryeqytetas.

Velipoja ofron disa hotele dhe qendra rezidenciale për pushuesit me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 3.000 dhomash, me çmime nga 30 në 40 euro. Në plazhin masiv, veç rërës me përmbajtje të lartë jodi, për ata që janë në kërkim të një relaksi më të thellë ofrohen shërbimet e masazhit dhe fizioterapisë. Megjithatë, turistët thonë se ka ende për të bërë.

“Vij nga Miçigan. Kisha tre vite pa ardhur dhe nuk jam shumë e kënaqur, duhet bërë më shumë sa i përket pastërtisë”, thotë një turiste amerikane.

Por Velipoja nuk është vetëm kaq. Në Qendrën e Informimit të Turistëve, Marsida Tafilica sugjeron vende më pak të njohura, por destinacione për të mos u humbur. Kështu, për ata që duan të qëndrojnë larg plazheve masive, në Velipojë është derdhja e Bunës. Në një vijë bregdetare prej 5 km, më guximtarët mund të gjejnë këtu një plazh tërësisht të virgjër mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, atje përballë.

Në këtë zonë bashkohen ujërat e ëmbla me ato të kripura dhe është skaji më verior i vijës bregdetare shqiptare, që vazhdon më pas me plazhin e Adës.

“Ideja që s’ka njerëz është një mrekulli. Gjeta një pemë dhe e fotografova për në Instagram, për të thënë se nuk jemi në asnjë vend tjetër të botës por në Velipojë dhe kjo është e pabesueshme!”, thotë një turiste.

Një tjetër pikë interesante është edhe rezervati “Pulaj Velipojë”, një zonë kjo e mbrojtur që përbën mushkërinë e të gjithë zonës. Është e pasur me pyje me dendësi të lartë, njëherësh një nga destinacionet më të preferuara për “Birdwatching”.

Nga kulla e vrojtimit në lagunën e Gjerdafit mund të vrojtohen lloje të ndryshme shpendësh, por këtu mund të gjesh edhe specie të rrezikuara të florës dhe faunës./TCH

Next Post
10 fakte që nuk i dini për Bill Klinton

10 fakte që nuk i dini për Bill Klinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

June 29, 2026
Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

June 29, 2026
Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

June 29, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

June 29, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

June 29, 2026
Mbreti i Panairit

Nga Homeri te Edi Rama

June 29, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Punë, para dhe dashuri, ja surprizat për 12 shenjat e zodiakut

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In