• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

10 fakte që nuk i dini për Bill Klinton

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 19 gusht 1946 lindi Bill Klinton, politikan, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara – presidenti i tretë më i ri në moshë (46 vjeç); pas Theodor Ruzveltit (42 vjeç); dhe Xhon Kenedit (43 vjeç). Klinton e mori detyrën në fund të Luftës së Ftohtë, dhe ishte presidenti i parë amerikan i lindur pas Luftës së dytë Botërore. Presidenca e tij pati suksese e skandale; ndihmoi edhe në çlirimin e shqiptarëve të Kosovës.

image

Pas përfundimit të dy mandateve, Klinton mori nga opinioni vlerësimin më të lartë se çdo president i periudhës së pas-luftës; 66 për qind e amerikanëve i dhanë atij notën pozitive, 3 për qind më shumë sesa u kishin dhënë presidentëve Reagan dhe Kenedi.

Që kur lanë shtëpinë presidenciale, ai dhe Hillary kanë qëndruar në vijën e frontit të politikës amerikane.

image

Këta janë dhjetë faktet që mund të mos i dini për një nga presidentët më të dashur të SHBA-ve, por dhe në vendin tonë.

1- Presidenti Klinton dhe Xhorxh Bush janë dy presidentët e vetëm që shkruajnë me dorën e majtë.

2- Një tjetër e përbashkët mes Presidentit Klinton dhe Bushit: Ata të dy janë të gjatë rreth 1.88 cm dhe pozicionohen si presidentët e katërt më të gjatë të historisë amerikane.

image

3- Në vitin 1996, Presidenti Klinton u bë demokrati i parë që ishte zgjedhur ndonjëherë për një mandat të dytë që nga koha Franklin Delano Roosevelt në 1936. (Presidenti Barack Obama e përsëriti këtë gjë në 2012.)

4- Një mace e quajtur Soks ishte kafsha më e famshme presidenciale si pjesë e familjes së Klintonit dhe qëndronte në Shtëpinë e Bardhë.
Soks u adoptua nga Çelsi në 1990, dhe menjëherë u përfshi në shtëpinë e tyre; fillimisht në vilën e guvernatorit në Arkansas dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Edhe pse kishte rival Budin, qenin Labrador të familjes, në 1997, Soks fitoi famë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e stampave të lëshuara nga Afrika Qendrore në 1996, duke u përmendur në faqet e gazetave dhe programeve televizive. Fansat e tij dërgonin e–maile të shumta për të.

image

5- Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001.

image

6- Clinton ishte 16 vjeç kur takoi presidentin John F. Kennedy në 1963, vetëm katër muaj para vdekjes së tij. Nga ky takim, Klinton vendosi ti hynte politikës.

7- Clinton u njoh si “Çuni guvernator ” kur ai fitoi zgjedhjet në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Ai humbi zgjedhjet e ardhshme në vitin 1980, por më pas ai fitoi tre raunde zgjedhjesh të njëpasnjëshme.

image

8- Clinton shkëlqeu si student lider dhe muzikant saksofoni në shkollën e mesme, madje bënte pjesë në pjesën kryesore të bandës të studentëve. Por presidenti i ardhshëm bëri një ndryshim në karrierë pasi takoi Kenedin dhe vendosi se ai nuk do të ishte kurrë aq i mirë sa saksofonisti John Coltrane.

image

9- Fjalimi i Dr. Martin Luther King “Unë kam një ëndërr” e impresionoi aq shumë adoleshentin Bill saqë e shtyu të memorizonte çdo fjalë të këtij fjalimi menjëherë pasi e dëgjoi.

image

10- Klinton u zhvendos Dallas në 1972 për të punuar për fushatën presidenciale të George McGovern. Në këtë fushatë morri pjesë dhe një vizionar i ri që ishte Steven Spielberg

Next Post
SHBA çon avionë për të mbrojtur kurdët nga bombardimet e regjimit sirian

SHBA çon avionë për të mbrojtur kurdët nga bombardimet e regjimit sirian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In