• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Zgjedhjet në 30 qershor, do votojnë të majtë e të djathtë, garën e kemi me veten

by Java News
16/05/2019 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet për pushtetin vendor nuk do të shtyhen, por do të mbahen në datën e dekretuar, më 30 qershor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kandidat zyrtar tashmë edhe për një mandat të dytë, gjatë një interviste për “A2 CNN”, thekson se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe se qytetarëve nuk mund t’u mohohet e drejta për të marrë shërbime nga bashkia.

“Në 30 qershor kemi zgjedhje lokale, kush ka problem me zgjedhjet parlamentare le të shkojë t’i zgjidhë me zgjedhjet parlamentare. Por, të më thuash mua se nesër nuk do të ketë varrime në Tiranë, nuk do të mbillen pemë, nuk do mbarojë shkolla, nuk do të ketë qumësht nëpër kopshte sepse një parti politike në sondazhe del më pak se 20% në Tiranë dhe ish-drejtuesit të vet nuk i jepet viza amerikane, po ky nuk është problemi im dhe ky nuk është fare problemi i qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Më tej ai nënvizoi se pavarësisht se opozita do marrë pjesë apo jo në zgjedhje, ai garën nuk e ka me kandidatët e tjerë, por me veten, si referendum me qytetarët e Tiranës për punët që janë bërë në këto 4 vite.

Pjesë nga intervista:

– Flasim pak për pjesën politike: Ju më thatë përpara kësaj interviste se keni besim që zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Është retorikë për të qenë në të njëjtën gjatësi vale me atë të kryeministrit apo keni bindjen që realisht është e pamundur të …?

Unë jam kryetari i bashkisë që jam betuar për një mandat 4-vjeçar. Shkollat që po hedhim themelet sot duhet të mbarojnë, çerdhet, kopshti në Kodër Kamzës duhet të mbarojë, kemi një plan vjetor të mbjelljes së pemëve. Ju e përmendët, kryetari i bashkisë firmos në ditë 1 mijë shkresa. A kam unë mendjen t’i lexoj të gjitha, jo, disa janë rutinë, fjala vjen shpronësime varrezash në Tufinë edhe në Sharrë. Pse? Duam, s’duam ne, njerëzit ndërrojnë jetë përditë; duam, s’duam ne, do shkojë ushqimi në kopshte dhe në çerdhe, do të shkojë qumështi. Kështu që, unë nuk mund të jem aq aventurier dhe të them meqë një forcë politike nuk paraqitet…

Xhafo: Me këtë logjikë i bie që të bëjmë zgjedhjet në 30 qershor dhe të mos bëjmë zgjedhjet parlamentare 2021?

Veliaj: Në 30 qershor kemi zgjedhjet lokale, kush ka problem me zgjedhjet parlamentare le të shkojë t’i zgjidhë me zgjedhjet parlamentare. Por, të më thuash mua që nesër nuk do të ketë varrime në Tiranë, nuk do të mbillen pemë, nuk do mbarojë shkolla, nuk do të ketë qumësht nëpër kopshte sepse një parti politike në sondazhe në Tiranë del më pak se 20% dhe ish-drejtuesit të vet nuk i jepet viza amerikane, ky nuk është problemi im dhe ky nuk është fare problemi i qytetarëve të Tiranës. Unë jam i bindur që në datë 30 qershor do të ketë të majtë dhe të djathtë; edhe i djathti do që fëmija të shkojë në kopsht, t’i mbarojë shkolla, do që të mbarojnë investimet edhe te liqeni, edhe në Farkë, edhe në Vaqarr, ku janë parqet kryesore, do që të vijnë autobusët elektrikë.

Xhafo: Si do të bëhet, me polici?

Veliaj: Do të bëhet me secilin qytetar që në një ditë familjare do të shkojë të votojë dhe thotë: e di çfarë, mua nuk më intereson fati i politikanëve. Ti ke sot drejtues të opozitës që këndojnë himnin dhe familjen e kanë të gjithë holandeze. Po të ishte që u dhembte për Shqipërinë s’bëheshin holandezë. Ke të tjerë që tërë ditën rrinë në Facebook, kanë qenë president dhe familjen e bënë austriake. Pra, këta qartazi kanë një hipokrizi. Ke familje të opozitës që kanë drejtuar këtë qytet, me kunetër, me vëllezër, me motra, e kanë pasur në dorë t’i bëjnë këto punë, pra nuk është se janë njerëz të paprovuar që ne nuk u kemi dhënë një shans. Ti më thua mua për bojkot, por për katër vjet unë s’i kam pasur në Këshill Bashkiak. A e ndaloi qyteti punën? Jo, sepse unë premtimin s’ia kam dhënë atyre, ua kam dhënë qytetarëve që thanë, te ky çuni dhe te kjo skuadër, kemi besim.

Xhafo: Do t’u shijojnë këto zgjedhje?

Veliaj: Po nuk kam garë me ta dhe unë e kam thënë këtë përpara këtyre muhabeteve të mospjesëmarrjes në zgjedhje. E kam thënë që ne garën e kemi me veten. Unë dua që kjo bashki në katër vitet e ardhshme të performojë më mirë se katër vitet e kaluara. Teksa ne jemi duke bërë këtë intervistë sot, larg qoftë një televizion tjetër mbyllet dhe rivali juaj në të njëjtën orë nuk e bën emisionin. Ju çfarë do të bëni, nuk do paraqiteni më në punë?

Xhafo: Jo, nuk qëndron analogjia.

Veliaj: Analogjia qëndron plotësisht se ju po thoni se dikush nuk vjen në garë. Po unë nuk e kam garën me ata; ata në gjumë ishin edhe kur ishin në bashki. Unë e kam garën që t’i mbaroj këto shkollat, t’i mbaroj këto rrugë, të mbarojë bulevardi i Kasharit, të mbarojë rruga “Xhanfize Keko”. Pra, unë kam merak këto, ju thoni, kemi merak se ky është mërzit për zgjedhje që ai mendon që janë vjedhur në një vend tjetër. Unë jam në Tiranë, kam zgjedhje në Tiranë. Nëse këtu nuk kemi probleme, ku është halli i këtyre dhe kur kanë probleme le të shkojnë në prokurori.

Xhafo: Një pyetje konkrete: I vetmi kandidat është Arben Skënderi me Partinë Bindja Demokratike, e njihni?

Veliaj: E njoh, me shumë konsideratë, është artist, ka qenë staf i kësaj bashkie. Ndoshta, një nga njerëzit më të saktë. Mbaj mend edhe ne kur kemi qenë në opozitë, duke qenë se organizonte pjesët e kulturës dhe kur ne kishim aktivitete atëherë, ishte një nga njerëzit më civil, më qytetar. Unë besoj se i bën nder kujtdo partie kur sjell një ofertë qytetare.

Xhafo: Si e shihni garën me të?

Veliaj: E kam uruar për kandidimin që ditën e parë dhe I kam shtrirë dorën…

Xhafo: Po ju do të fitoni?

Veliaj: Çdo njeri futet në garë për të fituar. Kam shtrirë dorën për një garë qytetare, të cilën zoti Skënderi e reciprokoi. Tha, po, ka ardhur koha të kemi një garë qytetare. Stafet tona do të diskutojnë kur do të ketë momente për të paraqitur platformat dhe më të mirit i qoftë puna mbarë.

Xhafo: Jeni i gatshëm për debat, nuk keni bërë debat të drejtpërdrejtë zgjedhjet e kaluara?

Veliaj: Unë kam sfiduar për debat dhe zoti Kosova në atë kohë, ishte taktika e partisë së tyre të mos merrte pjesë. Pastaj, taktika e partisë së tyre ishte të bojkotonte që ditën kur u betova. Unë pa filluar punën, pa ngritur dorën të betohesha, ata ikën nga këshilli.

Xhafo: Zakonisht debatin e refuzon ai që është në pushtet. Domethënë ju që keni katër vite në pushtet nuk do e refuzonit debatin?

Veliaj: Me kënaqësinë më të madhe. Ka ardhur koha që të kemi disa diskutime qytetare, pa u marrë me çështje personale dhe duke u fokusuar te tema.

g.kosovari

Next Post
LIVE/ Rama: Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush për dosjen 339

LIVE/ Rama: Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush për dosjen 339

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In