• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj zbulon propozimet e tij për president: Ka ardhur koha që kreu i shtetit të mos rrihet me punëtorët e gipsit dhe të jetë esëll

by Java News
20/05/2022 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku ka folur për figurën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, teksa ka treguar më tej që propozimet e tij kanë qenë 2 nga tre dhe ata ishin një burrë dhe një grua.

“Presidenti i ardhshëm të mos merret me këndet e lodrave dhe të mos rrihet me punëtorët e gipsit. Dhe mbi të gjitha të jetë esëll për të bërë punën e të mos i hap luftë Amerikës. Sepse ky presidenti hapi një luftë të pacipë që e vazhdoj më pas Sali Berisha.

Unë kam bërë një propozim për një burrë dhe për një grua. Besoj një njeri dinjitoz që i shërben vendit dhe shikon dinjitetin e vendit larg banaliteteve të ditë, i ka ardhur koha ta kemi.”- tha Veliaj.

Veliaj kritikoi qëndrimet që kanë mbajtur dy presidentët e fundit, sidomos Ilir Meter, duke mos ushtruar detyrën e tyre si unifikues të vendit.

“Nuk kam pasur marrëdhënie të mira as me presidentin aktual, as me ish-presidentin, se unë besoj që një president i cili lë selinë e vet dhe merret me këndin e lodrave siç bënte zoti Nishani, apo si zoti Meta që gabimisht shkonte në një zyrë tjetër për tjetër dhe zihej me punëtorët e gipsit në katin e parë për një zyrë të një partie në katin e tretë, të një partie pa deputetë që nuk i takon një zyrë dhe si të gjithë partitë e tjera duhej t’i linte zyrat e shtetit, sidomos pas tërmeti kur shteti, bashkia nuk kishte zyra për vete. Kështu që në këto raste nuk është se më ka ecur me presidentët e fundit, sepse gjithmonë i kam parë që e kanë zellin të jenë brigadierë komunaleje dhe jo unifikues dhe bashkues të kombit.

Kështu që shpresoj që presidenti i ardhshëm nuk do ketë lakminë për t’u marrë me pusetat dhe me kanalizimet e Tiranës, sepse është një punë që e bën bashkia. Sigurisht secili mund të kontribuojë, por kur lë detyrën e vet për të bërë diçka që nuk të takon, ajo është e turpshme. Kështu që shpresoj shumë që presidenti i ardhshëm as nuk do merret me këndet e lodrave, as nuk do rrihet me punëtorët e gipsit në zyra tjetër për tjetër dhe mbi të gjitha që do jetë esëll shumicën e kohës që të ketë mundësi që të drejtojë vendin me kthjelltësi dhe jo me pije e sipër të hapi luftë Amerikës dhe të flasë për dronë e për teori konspiracioni, kjo nuk na ndihmon.

Ky president filloi atë që ishte një luftë e pacipë dhe e paprincip me SHBA-të duke instiguar gjëra të paqena, e vazhdoi pastaj Sali Berisha me të qenit “non grata”, e vazhdojnë edhe disa klounë dhe sharlatanë të tjerë që thonë që Amerika do vjedhë gurët e Butrintit, do të thotë çudira shqiptare kur ne festojmë 100-vjetorin me Amerikën.

Kemi një pjesë të lidershipit politik të vendit, fatmirësisht jo shumicën, pra janë pakicë, të cilët hapin luftë me SHBA-të, aleatin tonë strategjik dhe le të themi partnerët tanë kryesorë, jo vetëm në rrëzimin e komunizmit, por në çlirimin e Kosovës, në njohjen e pavarësisë, anëtarësimin tonë në NATO, duket ndonjëherë sikur kafshojmë dorën që na ushqen dhe jemi mosmirënjohës. Fatmirësisht ne shqiptarët jemi më të mirë se kaq, ne jemi mirënjohës, ne jemi besnikë, ne dimë të respektojmë aleancat. Kështu që besoj që presidenti i ardhshëm, mjafton të mos ketë këtë identikit dhe të na hapë luftëra të paqena, apo të merret me probleme të paqena, do ishte tashmë një hop”, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
Elezi hodhi akuza të forta për zgjedhjet në PD, komisioni i përgjigjet: Ruaj komunikimin etik e politik!

Kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD, Elezi akuza Berishës: Ka shkelje statutore e ligjore në këtë proces

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

September 6, 2026
Zelensky ndërhyn pas shkëmbimit të zjarrit midis agjentëve në Kiev -

Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com