• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj zbulon detajet për koncertin e Dua Lipës: Hyrja në koncert do të jetë falas! Tirana e mbyll Vitin e Rinisë me 40 shkolla të reja

by
22/11/2022 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Dua Lipës që do të kenë mundësi ta ndjekin live në Tiranë më 28 nëntor. Në një intervistë për News 24, Veliaj zbuloi detaje nga koncerti, ku dha lajmin e mirë se hyrja në koncert do të jetë falas.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turin e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete. Do të hapet sheshi për të hyrë që nga ora 18:00 që të fillojë koncerti në orën 20:00. Do sigurohemi që të ketë siguri dhe mjaftueshëm vende për të hyrë, sepse parashikohen qindra mijëra të rinj që do vijnë në Tiranë. Janë zënë të gjitha dhomat, kështu që shumë prej atyre që rezervojnë në minutë të fundit do duhet të sistemohen me Air BNB ose edhe në konviktet tona apo te miqtë e tyre. Duam të jetë një festë e madhe. Me Duan kemi përgatitur edhe disa aktivitete të tjera, për të frymëzuar historinë e dikujt që jo me llafe, por me punë i ka arritur gjërat”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Tirana si kryeqyteti Evropian i Rinisë ka zhvilluar më shumë se 1 mijë aktivitete rinore.

“Sot kishim disa kryetarë bashkish për ceremoninë që bëhet nesër ku vendoset mes një qyteti në Spanjë, një qyteti në Turqi, Izmirit, Lvivit të Ukrainës ku vendoset kush do të jetë Kryeqyteti i Rinisë për 2025-ën. Edhe të gjithë kryetarët e bashkive kanë ardhur në Tiranë edhe për të mësuar pak nga eksperienca. Si u menaxhuan rreth 1000 aktivitete. Nga aktivitete sportive, nga aktivitete të jashtëzakonshme kulturore, në festivale, në koncerte kështu që për të gjithë ata që e kanë ndjekur e kanë vlerësuar vitet e rinisë ose kryeqytetet e rinisë juria në mënyrë unanime thotë Tirana ka qenë organizatorja më e mirë e një viti kur ka qenë kryeqyteti i rinisë një nga qytete e Europës. Kështu që më vjen mirë që e kemi këtë reputacion. E kuptoj që ka disa njerëz që nuk i shef syri mirë fare, por mjafton vetëm të shikojmë se çfarë do të ngelet nga ky vit”, tha ai.
Veliaj deklaroi se këtë vit Tirana e mbyll me 40 shkolla të reja, ndërsa renditi dhe listën e gjatë të investimeve për të rinjtë. “Ky vit do të lë në Tiranë 40 shkolla të reja. Ky vit ka lënë sot një pajë kur vjen puna tek raportet me rininë,sa është përfshirë qeveria, sa janë përfshirë bashkitë sidomos Bashkia Tiranë në aktivitete me qindra organizata rinore. Ky vit do ti lërë Tiranës disa auditore të rinj që nuk i kishim më përpara, duke filluar nga auditori tek shkolla tek Liceu, auditori tjetër tek “Servete Maçi” që janë dy auditorë për koncerte dhe për aktivitete rinore, “Tonin Arapi” dhe “Avni Mula”.

Ky vit i rinisë për herë të parë do ti lërë më shumë konvikte se çka pasur ndonjëherë qyteti i Tiranës. Kur vjen puna tek kampusi i ri në Universitetin Bujqësor, shkollat e inxhinierisë, konviktet, tek Universiteti i Mjekësisë, prapë konviktet aty dhe përgatitemi të fillojmë punën teksa po detajohet projekti dhe për “Qytetin Studenti”. Unë besoj që disa vendime që ne i morëm prej vitit të rinisë edhe pse ishte një vit krize me luftën dhe këtë inflacion të mallkuar do të vlejnë. Do vlejnë në afat gjatë, fjala vjen kemi ulur me 50% e më shumë konviktet për ti ndihmuar studentët e për ta bërë sa më të përballuar. Ulja e abonesë në 0, sot studentët e marrin me 0 abonenë. Karta e studentit do të jetë diçka që do të mbetet nga ky vit. Sot kemi rreth 1500 shërbime tek karta përtej, abonesë së autobusit. Unë besoj që këto janë disa arritje që do të mbeten”, deklaroi Veliaj.

/e.d

Next Post
Linda Rama prezanton platformën e saj online: Një portë dixhitale mbi jetën profesionale!

Linda Rama prezanton platformën e saj online: Një portë dixhitale mbi jetën profesionale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com