• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vora do na japë fitoren më të thellë! Qyteti do vijojë të ecë vetëm përpara

by Java News
10/05/2023 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vora ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai kërkoi votën për Blerim Sherën, i cili fitoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, dhe rikandidon për një mandat të plotë.

“Ne vumë në provë Blerimin për 12 muaj dhe zbuluam se zemrën e ka të kuqe, se mëngët i ka të përveshura, zbuluam që idetë i ka të qarta dhe që premtimet i ka të mbajtura. Por pyetja është, kë ka përballë Blerimi? Njërin që vjen nga Tirana. Njërin që, si Saliu, nuk e dinte ku binte Vora. Njërin që mendon se Vora janë vetëm këto xhamat e autostradës; njëri që e humbet rrugën se nuk di as të dalë nga oborri për të gjetur ku është Vora. Ne nuk na duhen këta që vijnë të katapultuar. Ua qaj hallin edhe Saliut, edhe Ilirit. Nuk gjejnë kandidat nga Vora, kështu që duhet me i sjell nga një qytet tjetër,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se për ata që, po ashtu kërkojnë votat në këtë bashki, Vora është thjesht një pasazh tre sekonda gjatë rrugëtimit për në Lalëz, ku kanë vilat e tyre luksoze. Ndërsa, për Partinë Socialiste, Vora është një destinacion. “E shikoni këtë autostradë? Saliu dhe Iliri kalojnë këtu përditë, që të shkojnë në Lalëz. Kthehen në Vorë vetëm kur kanë fushatë. Për ata, Vora është tre sekonda nga xhami i makinës. Nëse Vora për ta është tranzit, për ne është destinacion. Destinacion për stadium, destinacion për lagjen e re, destinacion për shkollën e re, destinacion për kopshtin e ri, destinacion për Stacionin e ri të Trenit, që lidh Durrës-Vorë-Tiranë, Tiranë-Vorë-Rinas. Vora për ne është një dashni e madhe”, shtoi Veliaj.

Ai tha gjithashtu se, ashtu si në Kavajë, edhe në Vorë, PD dhe Sali Berisha i ka përdorur njerëzit vetëm si mish për top. Ndërsa, PS në të pesta bashkitë e Qarkut të Tiranës do të fitojë bindshëm. “Këta besojnë se qytetet janë xhepa për të varur xhaketën. Saliu për 30 vjet thoshte: “Në Vorë kam varur xhaketën, në Kavajë kam varur xhaketën, në Kamëz kam varur xhaketën. Mjafton të var xhaketën dhe t’i përdor njerëzit si mish për top, që të mbush autobusët për të bërë protesta në Tiranë”.

Sot mesazhi që na vjen nga Kavaja është se aty nuk e ka varur xhaketën askush dhe Kavaja do votojë që të ecë përpara. Sot mesazhi që vjen nga Rrogozhina është se aty nuk e ka varur xhaketën askush dhe Rrogozhina do të votojë që të ecë përpara. Sot mesazhi që vjen nga Kamza është se aty nuk e ka varur xhaketën askush dhe Kamza do të shkojë përpara. Por qershia mbi tortë do jetë Vora, që do na japë mesazhin dhe fitoren më të thellë të një qyteti që do të ecë vetëm përpara,” e mbylli Veliaj fjalën e tij./m.j

Next Post
Xhafaj: S’jam i vendosur për zgjatjen e afateve të vetingut. Nuk e firmosa amendamentin në grupin socialist

Xhafaj: Demokratët kanë një rast shumë të mirë nëse votojnë Veliajn, do shpëtojnë PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In