• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

by S T
17/01/2026 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta për Groenlandën(!): A po kthehet Arktiku në Frontin e ri të Perëndimit?

Nga Eljanos Kasaj*

Moskë/Kopenhagen- Zyrtarët rusë dhe figurat të njohura politike të Kremlinit kanë akuzuar ashpër Perëndimin për “militarizimin” e Arktikut dhe kanë tallur atë që e përshkruan si paaftësinë e Evropës për të mbrojtur Groenlandën (Grønland/Kalaallit Nunaat), ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përsëritur qëllimin e tij për të marrë kontrollin e ishullit të pasur me minerale Arktik.

Pas suksesit të arritur në operacionin për rrëmbimin e jashtëligjshëm të Presidentit të Republikës Bolivare të Venezuelës, Nicolás Maduro, Presidenti Trump dhe administrata e tij e kanë deklaruar publikisht idenë e përdorimit të forcës për sekuestrimin e ishullit të Groenlandës, një territor autonom nën sovranitetin e Mbretërisë së Danimarkës , duke pretenduar se ishte “jetik” për implementimin e sistemeve të tij të mbrojtjes ajrore dhe raketore “Golden Dome”, ndërsa janë përballuar me kundërshtim të ashpër nga populli groenlandez dhe Kopenhageni.

Deklaratave justifikuese të Shtëpisë së Bardhë se nëse SHBA-të nuk do të arrijnë të fitojnë kontrollin e ishullit të Groenlandës për arsye sigurie kombëtare, “do ta bëjnë” këtë “Rusia ose Kina”,Kopenhageni i është përgjigjur me udhërin e prerë drejtuar trupave daneze të stacionuara në ishull,për të “qëlluar të parat dhe për të pyetur më vonë” në rast të një tentativë surprizë të ushtrisë amerikane për të marrë ishullin me forcë.

Ndërkaq, mes këtyre tensioneve në rritje, Moska ka shprehur “shqetësim serioz” për eskalimin e situatës dhe ka akuzuar udhëheqësit në Perëndim për “militarizimin” e ishullit, ndërsa personeli ushtarak evropian i përbërë nga trupa franceze, gjermane, suedeze, norvegjeze, finlandeze, britanike dhe hollandeze ka filluar të mbërij në ishull.

Në lidhje me këtë disolkim të trupave evropiane në ishullin e Groenlandës nuk ka pasur një deklaratë zyrtare të zyrtarëve të NATO-s dhe as ndonjë shpalljeje të një gjendjeje gadishmërie të Frontit Perëndimor të NATO-s(gjë që do ta çonte Aleancën në përplasje direkte me ushtrinë amerikane-themeluese dhe anëtares më të fuqishme të Aleancës), por Ministria e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë ka sqaruar se qëllimi i kësaj ndërmarjeje, që do të përfshinte disa vende anëtare evropiane të NATO-s, do të qe eksplorimi i opsioneve për të siguruar sigurinë e ishullit “në dritën e kërcënimeve ruse dhe kineze në Arktik”, të cilat qenë ngritur prej kohësh prej amerikanëve dhe që kanë qenë argumenti kryesor i retorikës së tyre për aneksimin e Groenlandës.

Kësaj deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse i është përgjigjur duke thënë se Moska ri-afirmonte qëndrimin e saj se Arktiku duhet të mbetej “një rajon paqeje, dialogu dhe bashkëpunimi të barabartë” midis të gjitha shteteve.

Ndërsa në komentin e tij mbi zhvillimin e ngjarjeve në Groenlandë, bouar në gazetën daneze “Ekstra Bladet”, Ambasadori rus në Mbretërinë e Danimarkës Vladimir Barbin, ka deklaruar se: “Rusia gjithmonë ka mbështetur marrëdhëniet midis shteteve të Arktikut në frymën e Deklaratës së Ilulisatit. Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nëpërmjet negociatave. Megjithatë, Danimarka ka zgjedhur të braktisë bashkëpunimin e gjerë ndërkombëtar në Arktik në favor të ndjekjes së një politike konfrontimi me Rusinë. Përgjigja e Danimarkës ndaj ngjarjeve në Groenlandë dhe Venezuelë, si dhe në Arktik, konfirmon pamjaftueshmërinë dhe standardet e dyfishta të politikës së jashtme daneze.”

Në të njëjtën kohë me dislokimin e trupave evropiane në ishullin e Groenlandës, shumë ekspert, zyrtarë evropian dhe ushtarak janë shprehur fort skeptik mbi mundësitë e shteteve evropiane për t’iu kundërpërgjigjur një përdorimi të mundshëm të forcës prej amerikanëve për të marrë ishullin nën kontroll (duke vënë gjithashtu në dukje edhe largësinë gjeografike të Groenlandës nga Evropa kontinentale dhe bazat ushtarke evropiane)-ndërsa shumë hipoteza janë ngritur edhe mbi mundësinë e një bashkëpunimi të mundëshëm ushtarak midis evropianëve dhe rusëve, duke qenë se Rusia është superfuqia më e madhe atomike në Evropë(dhe Arktik), dhe e vetmja që do të mund tu bënte ball amerikanëve në rastin e një eskalimi ushtarak të situatës në Groenlandë-duke e kthyer kështu ishullin edhe në “akullthyesin” e marredhënieve midis Evropës dhe Rusisë.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

Next Post
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com