• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj viziton familjen në banesën me bonus qiraje: Gjendja emergjente në Tiranë ka mbaruar

by A R
08/12/2019 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si të mos mjaftonin hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashani bashkë me bashkëshorten, djalin, vajzën dhe nipin e tij do të mbeteshin prej tërmetit të 26 nëntorit edhe pa shtëpi.

Pas strehimit të përkohshëm në një prej qendrave sociale të Bashkisë në Kombinat, ai është sistemuar sot në një banesë krejtësisht të re me të gjitha kushtet. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi mbrëmjen e sotme familjen prej pesë anëtarësh të Hysen Hashanit i cili ka përfituar nga bonusi i qirasë për një vit që jep Bashkia e Tiranës gjer në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për strehim.

Veliaj theksoi se pas kapërcimit të fazës së parë emergjente, tani ka nisur puna për sistemimin e qytetarëve në banesa dhe rifillimin e punës për rindërtimin.

“Iku më e keqja, ajo që ne kishim merak këtë javën e parë është që të kalojë kjo situata e emergjencës mos të ndihen njerëzit sikur janë në krizë non-stop, se tjetër gjë të të ndodhë tërmeti, tjetër gjë të kesh gjithë ditën tërmet, të të bëhet tërmet çdo ditë kur je jashtë shtëpisë”, tha ai.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se faza e emergjencës ka kaluar dhe tani edhe ato palestra shkollore që shërbyen në ditët e para si qendra sociale do të mbyllen. “Më rezulton që shumica i kanë gjetur banesat, pra mund të kenë mbetur tek – tuk ndonjë që do akomodohet nesër, por ne nesër do i mbyllim të gjitha këto palestra, sepse nuk dua që në Tiranë të ndihemi sikur jemi në luftë. Për sa kohë që njerëzit u akomoduan në shtëpi, për çfarë ta mbajmë kot. Për sa kohë që te “Betim Muço” të gjithë njerëzit u rregulluan, te “Ismail Qemali” e mbyllëm që sot. Pra në momentin që po, u prish godina Qytetin Studenti, more lekët, more dhe apartamentin, për çfarë të vazhdojë kriza më?!”, deklaroi Veliaj.

Kryefamiljari falënderoi Bashkinë e Tiranës për gatishmërinë e treguar që në orët e para për t’i ndihmuar dhe për përkujdesjen e vazhdueshme edhe në ditët në vijim gjer në sistemin e tyre.

/a.r

Next Post
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 8 Dhjetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com