• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vijon takimet në Kanada, takon Kryeministrin e Ontarios: Komuniteti shqiptar urë lidhëse mes dy vendeve

by Java News
12/10/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të vizitës së tij në Kanada, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryeministrin e Ontarios, Doug Ford, me të cilin bisedoi për suksesin e komunitetit shqiptar atje.

“Falenderoj kryeministrin për mikpritjen e komunitetit tonë këtu, një komunitet i cili sot është mbi 50 mijë banorë, të cilët e kanë nisur nga zero dhe janë rritur këtu, janë shkolluar këtu, kanë krijuar familjet e tyre dhe janë kthyer në histori suksesi. Sot ky komunitet është një urë e jashtëzakonshme për të bërë biznes, për të punuar në institucionet akademike, është një kompliment për punën tuaj, për ta mbajtur Ontarion dhe Toronton një hapësirë të hapur për emigrantë të rinj, që nesër bëhen ndoshta ambasadorët më të mirë të dy vendeve tona. Jam shumë mirënjohës, dhe mezi ju pres të vini një ditë në Tiranë, ku kryeministri ynë ka bërë ndryshime dhe reforma të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford shprehu dëshirën për të forcuar më tej lidhjet mes Ontarios dhe Tiranës, për të ecur përpara. “Këtu kemi një komunitet të madh shqiptarësh, me njerëz punëtorë dhe inteligjentë, të cilët kontribuojnë çdo ditë në ekonomi. I dua shumë shqiptaret! Madje, vajza ime është martuar me një shqiptar. Pra, edhe unë jam pjesë e familjes tashmë. Çdokush nga Shqipëria mund të vijë të na vizitojë në Ontario. Jemi të hapur për marrëdhënie frytdhënëse për të ecur përpara”, tha ai.

Next Post
Hasani në Kuvend: Serbia të dënojë kriminelët e Banjskës nëse ka vullnet për dialog me Kosovën

Hasani në Kuvend: Serbia të dënojë kriminelët e Banjskës nëse ka vullnet për dialog me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com