• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Uroj që Tahiri ta fitojë gjyqin, Rama duhet të jetë më i rreptë

by A R
16/04/2019 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, në garë për një mandat të dytë, Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmë në ‘Debatin’ e Roland Qafokut.

Veliaj ka folur për marrëdhëniet me Saimir Tahirin i përfolur si rivali i tij në PS, për ish-ministrin Fatmir Xhafaj si dhe për gabimin e Edi Ramës.

Marrëdhëniet me Saimir Tahirin:

Zoti  Veliaj, cili është mendimi juaj për  atë që i ndodhi Saimir Tahirit?

Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se cfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për cdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje.

Uroj shumë që dhe Saimiri  të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane.

Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme  kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet.

Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera.  Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane.

Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë.

Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri tjetrin për këtë konkurencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte.

Për Fatmir Xhafajn:

Ne kemi cdo fund viti 24 seanca dëgjimore për buxhetin e bashkisë së Tiranës në të 24 njësitë me deputetin përkatës. 

Zoti Fatmir Xhafa përvec se një ministër që ka bërë një punë të shkëlqyer për ta sjellë policinë  akoma më lart, është edhe deputet i njësisë 10. Ai dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm jo si deputet. 3-4 ditë pas dorëheqjes së tij ishte dëgjesa në palestrën e shkollës Qemal Stafa.

Ai kishte datën e tij, do ishte mëkat po të mos kishte ardhur se i bie që ngatërroi punën e tij si ministër me punën e tij si deputet.  Kjo ja rrit më tepër vlerat.

Për gabimin e Edi Ramës:

Do të doja që Rama të ishte më i rreptë dhe më i vendosur por ai ka këtë zgjedhje. Do që ti dëgjojë të gjithë.

Ne kishim këtë historinë më debatin për univeritein, këtë të fundit. Edi i trajtonte rektorët si shenjtorë. i them unë: prit ore se si c’me kërkohet mua llogari, duhet ti kërkohet dhe një rektori. Rektori duhet të më thotë, ore si ziheni ju për tendera rojesh.

Unë kam qenë i mendimit që Edi Rama ka një reputacion mbi të vërtetën dhe mbi normalen që është shumë i rreptë dhe autoritar se nëfakt me ca njerez duhet me qenë pak më i rreptë.

/a.rada

Next Post
Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Kukësi përballet me Skënderbeu, Tirana “peshkon” Luftëtarin

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Kukësi përballet me Skënderbeu, Tirana “peshkon” Luftëtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com