• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj u shërben një vakt njerëzve në nevojë

by A R
25/12/2017 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vakt i ngrohtë me rastin e festës së Krishtlindjes në mensat sociale të Tiranës.

Për të tretin vit radhazi, Bashkia e Tiranës edhe këtë festë e kaloi duke u shërbyer drekën festive të moshuarve dhe njerëzve në nevojë që frekuentojnë mensat sociale që janë ngritur në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga të rinj vullnetarë, zgjodhën që të uronin “Gëzuar Krishtlindjen” duke shërbyer drekën në mensën sociale në Kombinat dhe duke përcjellë mesazhin se kur ka vullnet dhe dëshirë, të gjithë bashkë mund të bëjnë gjëra shumë të mira, siç është edhe mbështetja për të pamundurit.

“Sot është një ditë e veçantë, është Dita e Krishtlindjes, dita kur dashuria e mund urrejtjen, kur shpresa e mund frikën, kur drita e mund errësirën dhe unë besoj se në qytetin tonë, qytet me 1 milionë vetë, qytet hallemadh, por kur ka dashuri, kur ka mirësi, kur ka vullnet ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Ndaj më vjen mirë që u bë 2 vjet e gjysmë që qendrat tona sociale funksionojnë me ritëm të plotë, që kemi jo vetëm një vend për të kaluar një vakt, por edhe në vend për të pasur një shok, një shoqe, edhe një vend tjetër për të pasur pranë dikë për të qarë një hall, për të kujtuar, për të kërkuar ndihmë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Më tej, ai theksoi se që qyteti i Tiranës të jetë më i mirë duhet që çdo kush të tregohet solidar dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë. “Dua t’ju falënderoj me gjithë zemër që e keni mbështetur këtë projekt dhe që sot këtu kemi një nga qendrat dhe modelet më mira se si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Në 2018, nëse çdo shqiptar, çdo tiranas që është në gjendje, të ndihmojë një fqinj, një komshi, që mund të jetë solidar me dikë që është në nevojë, besoj që mund të kemi një qytet të mrekullueshëm”, shtoi Veliaj.

Ai falenderoi të gjithë ata që gjatë këtij viti i janë bashkuar nismave sociale të Bashkisë së Tiranës, qoftë duke dhuruar diçka apo edhe duke shërbyer në mensat sociale. “Shumë faleminderit të gjithëve. Dua të ngre një dolli për të gjithë ata që shërbejnë këtu, duke falenderuar djalin që ka gatuar, të gjithë punonjësit socialë që e bëjnë këtë punë përditë, dua t’i japim një duartrokitje të gjithë studentëve që na kanë ardhur për të na ndihmuar dhe të gjithë atyre që nga pasuria e zemrës së tyre shërbejnë në qendrat tona sociale. Kështu që, dua ta ngre këtë dolli për ju, gëzuar Krishtlindjet, gëzuar Vitin e Ri, mbarësi”, uroi Veliaj.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë. Fillimisht ai vizitoi selinë e Vëllazëria Ungjillore dhe më pas mori pjesë në pritjen e Kishës Ortodokse ku i uroi këtë festë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos, e më pas, nëpërmjet medias, edhe gjithë shqiptarëve.

Next Post
Kokainë, peshore dhe biçak – Prangoset në Itali çifti shqiptar

Pjesë e grupit 'kokaina' e grabitës serial, njihuni me djalin e ish-deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In