• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pjesë e grupit ‘kokaina’ e grabitës serial, njihuni me djalin e ish-deputetit

by A R
25/12/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, Ervin Tavanxhi nga Elbasani u arrestua pasi u kap në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Vangjush Furxhi”, duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Por Tavanxhi, siç mëson “BalkanWeb” nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Djali i ish- deputetit Vangjel Tavanxhi ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm të trafikut të drogës të arrestuar në vitin 2006 në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al” që merreshin kryesisht me trafikun e kokainës nga Holanda, e heroinës nga Turqia. Fitimet nga trafiku investoheshin në qytetet kryesore në vend, kryesisht në ndërtim.

Tavanxhi u dënua asokohe me 10 vite burg, por pasi ka fituar lirinë, ai raportohet të ketë kryer disa vjedhje, madje është cilësuar edhe si ekspert në çmontimin e navigatorëve dhe pasqyrave. Ai akuzohet të jetë autori i vjedhjes së disa makinave në kryeqytet.

SI U ZBULUA GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS 
Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vjet burg.

Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

ANËTARËT
Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi

ORGANIZATA
Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës.

ANËTARËT
Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.

TRAFIKU
Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Hollandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali

SEKUESTRIMET
Deri tani prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe katër automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit

DROGA
Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004./BW

Next Post
Dëshmia tronditëse e minorenes: Babai vinte i dehur, më prekte në vende intime dhe zhvishej para meje

Grabitësi rrihet derisa i nxjerrin shpretkën jashtë funksioni...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com