• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tregon pse është i majtë: Nga familja ushtarake, vajtja në Amerikë dhe ndikimi i Blair

by A R
09/05/2023 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar këtë të hënë një intervistë ndryshe në emisionin “Opinion”. Ai është pyetur se çfarë e ka bërë atë të majtë. Veliaj ka treguar se ka ndikuar që nga prindërit e tij ushtarakë, tek shkollimi në Amerikë dhe ndikimi nga Tony Blair.

Blendi Fevziu: Zoti Veliaj, ju jeni i majtë vetë apo e keni pasur për lehtësi angazhimin në PS?

Erion Veliaj: Jo, të dy prindërit kanë qenë të majtë. Vijnë nga familje e majtë.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë për ju personalisht të jeni i majtë? E konsideroj trashëgiminë familjare, por ju vetë çfarë ju bën të majtë?

Erion Veliaj: Të dy prindërit e mi kanë qenë ushtarakë. Pra ndjesia ndaj shtetit, ndaj patriotizmit, ndaj vendit ka qenë diçka që më ka mbrujtur që fëmijë. Sigurisht që kur isha në Amerikë kuptova më shumë filozofinë dhe doktrinën e të majtës. Ndoshta njeriu më frymëzues në atë kohë ishte Tony Blair. Tony Blair në atë kohë ishte frymëzuesi i një të majte, e cila ishte adoptuar me realitetin dhe jo e majta marksiste leniniste. Di të të them që Tony Blair arriti të gjente një balancë midis dorës së fshehtë të tregut që zgjidh shumë problematika sepse tregtia e lirë, sipërmarrja i jep drejtim shumë gjërave, ndërkohë rruga e tij e tretë thoshte që dora e fshehtë e tregut nuk zgjidh gjithçka, por dora e dukshme e shtetit, fjala vjen… Nëse do ishte për dorën e fshehtë të tregut tërmeti nuk do ishte zgjidhur, nëse do ishte për dorën e fshehtë të tregut, Tirana do i kishte akoma parkimet me ato arkat që zinin vendet. Nëse dora e fshehtë e tregut, do kishim vetëm tregun agro-ushqimor privat. Në opinionin tim, e majta që propozoi Blair, kjo rruga e mesme, rruga e tretë, e cila patjetër aty ku tregu ofron…

Blendi Fevziu: Ju si i majtë jeni mbështetës i bizneseve të mëdha dhe bizneseve të mëdha në këtë vend?

Erion Veliaj: Unë si i majtë besoj tek rishpërndarja.

Blendi Fevziu: A jeni ju si i parë si shumë afër biznesmenëve të mëdhenj, ndërtuesve të mëdhenj, njerëzve që kanë miliona në këtë vend?

Erion Veliaj: A e inkurajoj unë biznesin? Patjetër, sepse unë besoj që punëdhënësi më i madh, shih statistikat sot në Tiranë, vetëm 1 në 5 veta punon në shtet. Pra unë nuk besoj që shteti duhet të ketë monopolin e punëdhënies. E dyta besoj që biznesi duhet të lulëzojë, por ama ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Dhe që unë të bëj këtë rrugën në Zall Bastar, apo këtë tregun agro-ushqimor apo shkollën në fshatin Dritas, duhet patjetër që ata që ndërtojnë kullat të paguajnë një taksë 10 herë më të lartë?

Blendi Fevziu: A jeni ju në shërbim vetëm të tyre?

Erion Veliaj: Jo, përkundrazi, me ta jam në gjykatë.

/a.r

Next Post
Avioni MiG-21 humb kontrollin dhe përplaset në një shtëpi, vdesin 3 gra

Avioni MiG-21 humb kontrollin dhe përplaset në një shtëpi, vdesin 3 gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com